Helmohen 11 nxënës në Bulqizë

Njëmbëdhjetë nxënës së shkollës “Shefqet Tançi” në Bulqizë, janë paraqitur në spital me marrje mendsh dhe të vjella, pas një ore mësimore në laborator. Nxënësit e klasës së gjashtë janë ndjerë keq pas një eksperimenti kimik me një substancë të llojit sapun.
Pas dërgimit në spital ato po trajtohen nga bluzat e bardha dhe gjendja e tyre shëndetësore duket e stabilizuar.
Rastet e helmimeve në shkollë janë një fenomen i përsëritur për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në shkolla, qoftë prej kushteve teknike apo dhe mungesës së praktikave për sigurimin e nxënësve gjatë orëve të laboratorit si në rastin e sotëm. Siguria në shkolla duhet të jetë një prioritet jo vetëm për institucionet arsimore, por edhe për individët dhe kompanitë që bashkëpunojnë me shkollat për mundësimin e orëve të laboratorit.
Autoritetet Arsimore nuk kanë reaguar ende mbi rastin në fjalë, i cili rrezikoi jetën e 11 nxënësve dhe stafit mësimor. /k.j