1 në 3 studentë do ta përdhunonin një grua nëse nuk do të kishte pasoja
Afërsisht një e treta e studentëve meshkuj të cilët morën pjesë në një studim do ta përdhunonte një grua, nëse nuk do të kishte pasoja.
Hulumtimi, i publikuar në revistën shkencore Violence and Gender (Dhuna dhe Gjinia), i paraqiti kryesisht pjesëmarrësve meshkuj të bardhë amerikanë një pyetësor se si do të vepronin në situata të caktuara seksuale.
Midis pyetjeve të tjera ata u pyetën edhe se si do të vepronin në një situatë ku ata mund të kryenin marrëdhënie seksuale me një grua kundër dëshirës së saj “në qoftë se askush nuk do ta merrte vesh kurrë dhe se nuk do të kishin pasoja”.
31.7% e të gjithë burrave që morrën pjesë në studim do ta detyronin një grua të kishte marrëdhënie seksuale në një “situatë pa pasoja”- siç është përdhunimi.
Shqetësues ishte fakti se ata burra të cilët treguan se do të kryenin përdhunim, nuk e kuptonin që ishte i tillë.
Kur u pyetën në mënyrë të qartë nëse do ta përdhunonin një grua nëse nuk do të kishte pasoja, vetëm 13.6% e pjesëmarrësve thanë se do të bënin këtë.
“Disa burra pranuan kur u pyetën nëse kishin përdorur forcë për të kryer marrëdhënie, por e mohuan që kishin përdhunuar një grua”, thanë autorët e studimit.
Autorët e studimit thanë se rezultatet e një hendeku midis përqindjes së burrave që pranonin përdorimin e forcës, por refuzonin etiketën “përdhunim” për veprimet e tyre mund të ketë implikime në programet e edukimit seksual dhe pëlqimit(pranimit).
Programet që synojnë këtë “boshllëk” duhet të fokusohen në shkatërrimin e idesë së “përdhunuesit stereotipik” në mënyrë që të ndryshojë sjelljen e këtij grupi, sugjeruan autorët.
Nga pyetjet e tjera të anketës, studiuesit kuptuan se ata që do të pranonin në mënyrë aktive ta ‘quanin’ përdhunim, kishin prirjen të ishin haptazi armiqësorë ndaj grave dhe të kishin pikëpamje “brutale”.
Studimi është kryer nga akademikët në Universitetin e Dakotës së Veriut dhe Universitetit Shtetëror të Dakotës së Veriut. Në këtë studim janë anketuar 86 persona./A.A.