A është përndjekja romantike?
Sipas komedive romantike, mund të jetë. Dhe ky është një problem që prek 1 në 6 gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të dhëna janë marrë nga burime të shumta si: CDC “Sondazhi kombëtar i partnerëve intimë dhe dhunës seksuale të Raportit të Shtetit : 2010-2012,”; Miller, “Përndjekja: modelet, arsyet…” 2012; Lippman, “E bëra sepse nuk kam rreshtur kurrë së dashuri” 2015; Macarthur Et Al., “Dorëshkrime përndjekjeje” 2010; Mcfarlane Et Al., “Përndjekja dhe femicidi nga partnerët intimë” 1999; Mohandie Et Al., “Gjurmimi i tipologjisë së përndjekjes” 2006.
Përndjekës të jetës reale mund të motivohen nga deluzioni i fatit romantik, dhe një nga mitet që komeditë romantike përjetësojnë, është që përndjekja është një shprehje e dashurisë së vërtetë.
Sipas Julia Lippman, hulumtuese e medias mbi përndjekjen, nëse njerëzit i përkrahin këto “mite të përndjekjes,” ata vetë ka më shumë mundësi që të sillen si përndjekës dhe gjithashtu mund të mos e shohin sjelljen përndjekëse drejtuar ndaj tyre si problem. Ndërsa përndjekëset femra shihen si të “çmendura”, përndjekja nga meshkujt është normalizuar. Shpesh shohim nëpër komeditë romantike se si burri kërkon një grua, gruaja e refuzon burrin, burri vazhdon ta kërkojë gruan, gruaja vazhdon ta refuzojë burrin dhe pastaj në njëfarë mënyre, si me magji, ajo i dorëzohet sharmit të tij dhe jetojnë të lumtur në jetë të jetëve. Por sigurisht që në jetën reale, kjo lloj sjelljeje, zakonisht nuk të çon në rrugën drejt martesës, më shpesh të çon në rrugën e urdhërit të mbrojtjes. Thrillerat tregojnë anën e errët të studimit të Lipmann. Shumë skena të frikshme i bëjnë gratë të besojnë se përndjekja nuk është edhe aq lajkatuese. Por kur gratë i shohin komeditë romantike si reale, ato ka shumë mundësi që ti mbështesin mitet e përndjekjes. 76% e grave të vrara nga partnerë intimë, janë përndjekur prej tyre 12 muajt e fundit. Mund të jetë tmerruese, dhe mundet në fakt të jetë duke pregatitur terrenin për çfarëdo lloj dhune. Prandaj që media të kontribuojë në perceptimin që përndjekja është e padëmshme, është shumë gjë e keqe. Ndërsa përndjekja mund të prekë këdo, më shumë gra përndiqen e më shumë burra janë përndjekës. Ekziston ideja që “djemtë janë djem”, dhe gratë thjesht duhet ta pranojnë këtë. Dhe ajo që po shohim tani, është pak rezistencë ndaj kësaj, si nga gratë, dhe ndoshta më e rëndësishjma,po ashtu edhe nga burrat./A.A.