Ambasadorja Çitaku në Këshillin e Sigurimit: Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë
Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit foli edhe njëherë për krimet e luftës që Serbia ka bërë në Kosovë, duke vënë theksin te gratë e dhunuara për të cilat ajo shtoi se askush nuk ka marrë përgjegjësi deri më sot dhe për të cilat tha se do të jetë synimi i saj për të kërkuar drejtësi.
“Mijëra viktimave u është mohuar drejtësia. Të mbijetuarat e dhunës seksuale, 20000 prej tyre, ende mbajnë plagë fizike dhe plagë psikologjike të kësaj forme torture. Shumë janë përdhunuar para familjeve të tyre derisa forcat serbe erdhën për të na shkelmuar si pjesë e fushatës së tyre të spastrimit etnik. Fushatat e përdhunimit kanë qenë sistematike gjatë luftës në Kosovë.
Në emër të të gjitha atyre, unë do kërkoi drejtësi. Ne duhet të shohim autorët pas hekurave, dhe kemi nevojë që në mënyrë kolektive dhe globale të bëjmë më shumë, në mënyrë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës por edhe kudo në botë të ndjehen të mbështetura dhe jo të vetme”, ka thënë Çitaku. /A.A.