Shprehim shqetësimin tonë për neglizhencën e treguar ndaj rasteve të abuzimit dhe fajësimit të vazhdueshëm të viktimave të abuzimit seksual.
Pas rasteve të njëpasnjëshme të denoncuara, të abuzimit seksual të të miturve në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ende nuk ka një reagim të mirëfilltë institucional apo penal për rastet e denoncuara, duke e përqëndruar sërish vëmendjen te viktima dhe jo te abuzuesi.
Rasti i shtëpisë së fëmijës në Shkodër është një rast i përsëritur. Denoncimet e fëmijëve të përsëritura që prej vitit 2016, denoncimi i javës së shkuar i rastit të Adrianës dhe djemve që përkrahin denoncimin e saj janë treguesi më shqetësues i apatisë dhe heshtjes së institucioneve përgjegjëse, që refuzojnë të ndjekin rastet për aq kohë sa ato nuk bëhen publike në media.
Duke shprehur angazhimin tonë për vazhdimin e protestave, që dukshëm nxitën shtimin e denoncimit të rasteve të abuzimit, u bëjmë dhe njëherë thirrje institucioneve të reagojnë!
Aleanca kundër Diskriminimit LGBT
Qendra Streha
TREJA
ProLGBT

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.