Fushata UniTE: Bëje Botën Tënde Portokalli
Fushata e 16 diteve kunder dhunes me baze gjinore:
Me 25 Nentor – Dita Nderkombetare per Eleminimin e Dhunes kunder Grave, u organizua spektakli teatror “Kur mungon fjala…” ne Erseke, rrethi Kolonje, qarku Korçe, nga Shoqata e Artisteve te Rinj te Skenes, ne bashkepunim me ACA dhe e mbeshtetur nga Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD), Entitetit te Kombeve te Bashkuara per Barazine Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women).
Veprimtaria nderthuri elementet artistike me ata ndergjegjesues permes venies ne skene te drames “Kur mungon fjala…” dhe skeçit “Perqafime” dhe shperndarjes se fotonovelave ne sallen e Teatrit ne Erseke. Per 1 ore e 30 minuta, rreth 400 te rinj e te reja pjesemarres moren mesazhe per perfshirjen e djemve dhe burrave ne luften kunder dhunes me baze gjinore; djemte dhe burrat – pjese e zgjidhjes, u beri thirrje atyre te tregojne se jane kunder dhunes ndaj gruas.