Ivanka Trump: “I besoj babait tim për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale”
Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e Presidentit Donald Trump, thotë se ajo mban anën e babait të saj kur bie fjala për më shumë se një duzinë akuza për sjellje të keqe seksuale ndaj tij.
Kur u pyetën për akuzat gjatë një interviste të transmetuar të hënën në shfaqjen “Today” të NBC, Ivanka u duk e shqetësuar dhe mbrojti babanë e saj.
“Mendoj se është një pyetje mjaft e papërshtatshme për t’ia bërë një bije nëse ajo beson akuzueset e babait të saj, kur ai ka pohuar vazhdimisht se nuk ka asnjë të vërtetë në to,” tha Trump për Peter Alexander të NBC.
“Nuk mendoj se kjo është një pyetje që do ja bënit shumë vajzave të tjera,” vazhdoi ajo. “Unë i besoj babait tim. E njoh atë. Mendoj se kam të drejtë si vajzë për ta besuar babanë tim.”
Të paktën 21 gra e kanë akuzuar publikisht Presidentin Trump për ngacmim ose sulm seksual, disa prej tyre që nga fillimi i viteve ’80. Akuzat variojnë nga puthje me forcë deri në futje duarsh në organet gjenitale dhe propozime të tjera të padëshiruara seksuale.
Presidenti i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Ivanka Trump, e cila nuk ka folur kurrë në lidhje me akuzat ndaj babait të saj, u godit me reagime të ashpra muajin e kaluar kur ajo postoi në Tweeter duke mbështetur lëvizjen #TimesUp, një lëvizje e fokusuar në eliminimin e pabarazisë dhe ngacmimit dhe sulmit seksual në vendin e punës.
Sapo pashë @ Oprah një fjalim fuqizues dhe frymëzues në #GoldenGlobes natën e fundit. Le të bashkohemi të gjithë së bashku, gra dhe burra, dhe të themi# TIMESUP! #United
Ajo shkaktoi një valë inati në internet disa javë më vonë kur hoqi “avokate për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe vajzave” nga bio e Twitterit të saj. Është e paqartë se çfarë e shtyu këtë ndryshim./A.A.