Për të shënjuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktiviste të Tiranës u bënë bashkë në një aksion simbolik në Sheshin Skëndërbej, duke bërë thirrje për solidaritet me gratë në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë duke u përballur me pabarazi të shtuara edhe për shkak të pandemisë së Covid-19.
Patriarkat, Pandemi, Pabarazi – PPP për Gratë
“Gratë janë peshëngritëset e vërteta të pandemisë. Covid-19 ka nxjerrë në pah se pesha e prodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave.”, u shpreh Liri Kuci, aktiviste feministe.
Puna e papaguar, gatimi, pastrimi, kujdesi për edukimin e fëmijëve, kujdesi për të moshuarët dhe të moshuarat, për të sëmurët, konsiderohet përgjegjësi e natyrshme e grave në sferën private.
Himnet feministe, u shoqëruan me fjalime të shumta nga vajza dhe gra aktiviste, të cilat sollën në vëmendje dhe përfshirjen e grave të periferisë dhe atyre të grupimeve të tjera të margjinalizuara në diskursin publik.
Në organizim morën pjesë dhe gra rome dhe transgjinore, si edhe protestues djem e burra, mbështetës së kauzës për liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë individët në shoqëri.
Aksione simbolike u ndërmorën edhe gjatë fundjavës që lamë pas, me banera dhe parrulla të vendosura në ballkonet e qytetit, duke bërë thirrje për barazi dhe solidaritet me vështirësitë e shumta me të cilat gratë duhet të përballen në të përditshmen e tyre.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.