(PARA)Debat per feminizmin, jo per Kodin
Në një shkrim të botuar sot (e enjte, 19 korrik) në gazetën Panorama, znj. Elsa Ballauri, ndër aktivistet e para për të drejtat e njeriut në Shqipëri komentonte Kodin e ri zgjedhor si paragjykues ndaj barazisë gjinore. Ballauri, në opinionin me titullin interesant “(Para)Lëvizja Feministe dhe Kodi Zgjedhor”, sqaron se Ligji i ndryshuar tashmë për kodin zgjedhor, neni 67, pika 5, nga një detyrim për të pasur në lista “për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumëemërore dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini”, nuk përbën më një detyrim që sipas nenit 67, pika 6: “Mospërmbushja e njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen në lidhje me përbërjen e listës shumemërore për zgjedhjet në Kuvend, sjell si rrjedhojë refuzimin e listës nga KQZ-ja”.