Shtohen abortet, pakesohen braktisjet e foshnjave
Rritja e numrit të aborteve në Shqipëri, kryesisht nga nëna të reja ende të papërgatitura për të sjellë në jetë foshnjën e tyre e për ta rritur atë, ka sjellë automatikisht edhe një ulje të ndjeshme të fenomenit të braktisjes së fëmijëve. Këtë fakt tenton të eksplorojë përmes një dokumentari të shkurtër në kuadër të konkursit “Rrathë” të financuar nga Fondacioni Soros, e të mbështetur nga Top Channel, z. Gjergji Gjeli një regjisor i ri.