Organizatat e shoqerise civile kunder Kodit Zgjedhor
Një koalicion ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile që punojnë për avancimin e të drejtave të gruas kundërshtoi sot përmes një deklarate publike faktin që në Kodin e ri zgjedhor nuk garantohet, sipas tyre, barazia gjinore.
“Në mendimin tonë, Kodi i ri Zgjedhor po diskriminon hapur gratë dhe vajzat dhe nuk jep asnjë garanci ligjore që ato do të kenë trajtim dhe mundësi të barabarta nga ana e partive politike, ashtu si edhe burrat, për të qenë kandidate në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore”, thuhet në këtë deklaratë.