Terry Crews thotë: “Maskiliniteti mund të jetë kult”
Terry Crews e di se sa i dëmshëm mund të jetë toksiciteti mashkullor.
Aktori dhe aktivisti mori pjesë në një diskutim në nëntë vjetorin e Samitit Botëror në Nju Jork të grave tek Tina Brown të shtunën pasdite. Crews – së bashku me panelistët Joanna Coles, zyrtare operative në Revistat Hearst dhe Lauren Duca, gazetare – diskutuan lëvizjen e fundit Me Too dhe si ndikoi në perceptimet kulturore të seksit, miratimit dhe rolet gjinore.
Crews kërkoi një moment për të treguar se si maskiliniteti kontribuon në çështjet e dhunës seksuale dhe pabarazisë gjinore.
“Maskiliniteti mund të jetë një kult,” tha Crews. “Dhe kur them kult,” nuk është ndryshe nga David Koresh. Nuk është ndryshe nga Jim Jones”. (I pari mendonte se ishte profeti i fundit, ndërsa i dyti ishte përgjegjës për vetëvrasjen në masë të 909 personave e midis tyre 304 ishin fëmijë)
Ai tha se burrat – qoftë me vetëdije ose pa vetëdije – rrallë i shohin gratë si “qënie komplet njerëzore”.
“Kjo është ajo që duhet të kuptoni – këtu ka një çështje humanitare”, vazhdoi ai. “Gratë thonë, ‘Përse nuk më dëgjoni? Përse nuk i shikoni ndjenjat e mia?’ Dhe burrat thonë, ‘Por ti nuk je komplet njerëzore. Ti je këtu për mua, je këtu për punët e mia. Është reale.”
Komentet e Crews u pritën me duartrokitje nga turma në Qendrën Teatrale Lincoln të Manhatanit.
“Unë jam fajtor”, shtoi Crews. “Besoja, vetëm sepse isha burrë, që isha më i vlefshëm se gruaja ime dhe gratë e tjera në jetën time”.
Si shembull i kësaj, Crews kujtoi kohën kur luante futboll dhe ai dhe shokët e tij shkonin nëpër klube striptizi. Ata argëtoheshin, tha Crews, derisa stripterja fillonte të fliste me ta për jetën e saj jashtë klubit.
“Sapo ajo fillon të flasë e të thotë që ka fëmijë apo fillon të flasë për ndonjë gjë në jetën e saj, është, ‘Stop, stop, stop.’ Sepse ajo po kthehet në njeri para syve të mi,” tha ai. “Unë nuk dua që ti të jesh njeri. Dua që ti të jesh një objekt. Dua që ti të jesh diçka e këndshme për të parë. Por ndërsa flet, ti i bën gjërat shumë reale për mua.”/A.A.