Virgjëria nuk ekziston, është trillim…
Faqja e njohur e internetit, ka vendosur të demaskojë mitin e virgjërisë, ndërsa videoja që ka shpërndarë për këtë qëllim, në rrjetet sociale – u prit me shumë dashamirësi.
“Saktësisht, virgjëria nuk ekziston. Kjo është një pjellë e shoqërisë së keqe në dëm të femrave”, thuhet në videon që po përhapet në formë virale.
Në video shpjegohet ajo që fëmijët duhet ta mësojnë në biologji, por që disi harrohet. Aty thuhet se 52 për qind e grave e kanë cipën e virgjërisë të paprekur edhe pas marrëdhënieve të shumta seksuale, ndërsa disa himene janë dëmtuar madje pa marrëdhënie të tilla.
“Gjendja e himenit nuk duhet të përcaktojë një grua, e himeni po ashtu nuk ka lidhje me virgjërinë. Por, megjithatë, në disa shtete, femrat duhet të kenë dëshmi që janë virgjëresha”, thuhet në videon të cilën duhet ta shikoni për të parë se si Upworthy e shkërmoi mitin e virgjërisë./A.A.
Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.
https://www.facebook.com/Upworthy/videos/1166455396728650/

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.