Lehtësim për sezonin turistik veror, jo më kontrolle dokumentash në pikat doganore Shqipëri – Kosovë
Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri – Kosovë u morën një sërë vendimesh të rëndësishme për të dyja shtetet. Një prej këtyre vendimeve, lehtëson sektorin e turizmit nëpër pikat doganore.
Kontrollet e dokumentacionit në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të krijojnë më rradhë pritjesh gjatë sezonit turistik veror, pasi do të jenë të rastësishme.
Sipas kryeministrit, Edi Rama, ky vendim merret për të shmangur radhët e gjata që krijohen në pikat kufitare me Kosovën, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror.
“Për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në verë drejt Shqipërisë, jemi plotësisht të angazhuar që pas kaq shumë vitesh, ku kemi një situatë të mbingarkuar me rradha të stërzgjatura kilometrike, këtë sezon ta transformojmë çdo pikë kalimi drejt Shqipërisë, në një pikë pa rradha, ku kontrolli të bëhet i rastësishëm, ashtu siç bëhet në kufi të BE përshembull me Zvicrën”, tha Rama.