A është e drejtë, FIFA?

Fushata tërheq vëmendjen për çështjet e personave LGBTQ+ dhe punëve migrante në Katar
Katari aktualisht po pret një nga ngjarjet më të mëdha sportive – FIFA World Cup 2022.
Vendndodhja e diskutueshme e turneut më të ndjekur të futbollit në botë është arsyeja e Fondacionit Bullgar të të Drejtave të Njeriut GLAS dhe agjencisë krijuese, për të nisur një fushatë që hedh dritë mbi disa nga çështjet që lidhen me Katarin që ka pritur ngjarjen e FIFA-s.
Ndër çështjet e theksuara në fushatën “A është kështu, FIFA?” janë; arrestimet dhe rrahjet e tifozëve LGBTQ+ të Katarit para Kupës së Botës, trajtimi i punëtorëve migrantë që ndërtun stadiumet ku mbahen ngjarjen – nga të cilat vdiqën mbi 6,500 persona, kushtet e këqija të punës për emigrantët në vend dhe tifozët e futbollit që nuk lejoheshin të ulen në stadiume për shkak se mbanin flamuj ylberi.
Fushata në Instagram, Twitter dhe Facebook u bën thirrje njerëzve të “shpërndajnë “postimet e duhura” dhe t’i ndajnë ato me botën duke etiketuar @FIFA dhe @FIFAWorldCup”.
Simeon Vassilev nga GLAS tha: “Kjo fushatë është kontributi dhe përpjekja jonë e vogël për të ndriçuar problemet që kanë njerëzit LGBTI++ dhe punëtorët migrantë në Katar. Ngjarja e Kupës së Botës do të përfundojë së shpejti, por problemet e tyre nuk do të largohen. Ne duhet ta mbajmë Katarin dhe FIFA-n përgjegjës”.
Marrëdhëniet mes personave të gjinive të njëjtë është i paligjshëm në Katar dhe disa futbollistë kishin ngritur shqetësime për tifozët që udhëtonin në vendin mysliman përpara fillimit të ngjarjes.
Por organizatorët e FIFA-s dhe të Kupës së Botës kanë thënë vazhdimisht se të gjithë, pavarësisht orientimit apo prejardhjes së tyre seksuale, janë të mirëpritur gjatë turneut. Megjithatë, pak para fillimit të ngjarjes, Khalid Salman, një ambasador i Kupës së Botës në Katar, i tha transmetuesit gjerman ZDF se LGBTQ+ ishte “problem me mendjen”./ HistoriaIme