Aktivistët shqiptarë sulmohen në Beograd

Një grup nga Shqipëria prej 8 vetash është sulmuar fizikisht në Beograd mbrëmjen e sotme, duke u kthyer nga Parada e Krenarisë në hotel.
2 prej tyre ndodhen në spital altualisht. Sulmuesit kanë qenë ekstremistë serb.
Ata janë sulmuar 10 metra larg nga policia, e cila nuk ka ndërhyrë. Më vonë ka ndërhyrë një patrullë e policisë rrugore.
Lidhur me rastin, ka shkruar gazetari Idro Seferi, i cili ka bërë të ditur se asnjëri prej tyre nuk janë të lënduar rëndë, por janë marrë për vizitë nga mjekët e emergjencës.
Gazetari Seferi tutje ka shtuar se shqiptarët, dyshohet të jenë sulmuar nga një grup prej 10 personave pas përfundimit të shëtitjes.
Ai veç kësaj, ka bërë të ditur se sot ka qenë dita e fundit e aktiviteteve.
“Tete aktivist nga Shqiperia te komunitetit LGBT jane sulmuar duke u kthyer nga Euro Pride 2022. Aktivistet nga Tirana ishin pa percjelle te policise drejt hotelit te tyre. Dy prej ryre jane lenduar me rend dhe sapo u morren per nje vizite nga mjeket e emergjences. Aktivistet nuk jane lenduar rend, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes. Te gjithe aktivistet jane mire. Jane sulmuar nga nje grup prej 10 personash radikal pas perfundimit te shetitjes dhe koncerteve ne kuader te Euro Pride qe u mbajt gjate gjithe javes. Sot ka qene dita e fundit e aktiviteteve”, ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook.
/ HistoriaIme