Allcaket qe as pemet nuk dine te krasitin
Gazeta Shekulli para pak ditësh, duke iu referuar disa burimeve të veta konfidenciale bënte të ditur se për shkak të mbylljes së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” Federata e futbollit kishte parashikuar një investim të vogël në stadiumin “Selman Stërmasi” në atë mënyrë që të arriheshin disa standarte minimale në këtë stadium të ndërtuar në vitet 60-të që Kombëtarja shqiptare ta përdorte duke evituar lojën në vende të huaja apo si “refugjate” nëse do përdornim një term të lajmit të mësipërm te “Shekulli”.
Asgjë nuk është transparente, por me sy të lirë po të shkoni për të parë rrethimin rreth katër metra të lartë të stadiumit që deri në vitet 90-të kishte emrin “Dinamo” do shikoni një situatë edhe absurde edhe të turpshme.
Në një tentativë për të krasitur pemët (krasitja dimërore?) punëtorët i kanë lënë degët dhe pjesët e tjera të trungjeve të prea të bien pikërisht mbi rrethimin e stadiumit duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë përdorimit të paktën në 5 vende të ndryshme.
Shikoni vetë fotot. Por vlen të theksohet edhe fakti që ky procces duke qenë i rrezikshëm (sicc dhe rezultoi nga dëmi që ka sjellë) do duhet të bëhej pasi të rrethohej ambienti si një mënyrë minimale sigurie për qytetarët e shumtë në atë zonë shumë të populluar të Tiranës. As kjo, sigurisht, nuk është bërë.
Në pritje që ambienti të pastrohet e ndoshta rrethimi të rregullohet ju mund ta konfirmoni vetë situatën përmes fotove që janë bërë të dielën (25 nëntor) në mbrëmje.
(Fjala allcak me origjine nga turqishtja e perdorur ende ne gjuhen e folur nga shqiptaret mund te perkthehet ne: te paafte, ne menyre figurative).