Banori i Big Brother VIP Kosova e pranon live që është biseksual

Një nga banorët e reality show-t shumë të shikuar në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, Edon Shileku ka pranuar live në puntatën e së premtes se është biseksual.
Edoni kishte një debat me një nga banorët i cili e ka pyetur vazhdimisht atë për orientimin seksual.
Me një qetësi apsolute, ai ka treguar që është pjesëtar i komunitetit LGBTI+, madje duke u thënë edhe banorëve të tjerë që është shkronja “B” në akronimin LGBTI+, që nënkupton biseksualitetin e tij.

‘Kam për të treguar diçka që ndoshta kërrkush prej jush ndoshta nuk e di. Unë i përkas komunitetit LGBT, unë jam shkronja B e komunitetit LGBT. E di e dashura ime, e di familja ime, e di shoqeria ime. Kam dashur ta tregoj prej një perspektive straight sepse ne si komunitet kemi nevojë për përkrahjen e personave straight dhe jo për përkrahjen e personave të komunitetit.
Për këtë kam dashur të shoh si po qaseni ju kur nuk e dini këtë informacion. Edhe si përfundim asnjëri nga ju nuk më ka pyetur se çfarë orientimi seksual e kam sepse do e kisha treguar”- tha Edoni gjatë ./ HistoriaIme