Asnjë nga opsionet e propozuara për Brexit nuk kanë siguruar mbështetje të qartë pas një votimi të përbashkët mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas mediave britanike, thirrjet për një doganë të përbashkët me BE-në u refuzuan nga 272 me 264 vota ndërsa një thirrje për një referendum për të miratuar ndonjë marrëveshje u hodh poshtë me 295 në 268 vota.
Rezultatet përfunduan një ditë të vëdhtirë për Britaninë e Madhe, kur kryeministrja britanike premtoi të dorëhiqet nga posti nëse ndonjë prej marrëveshjeve të saj do të miratohej.
Marrëveshjet përfshinin daljen nga BE pa një marrëveshje, qëndrimin në tregun e përbashkët apo dhe mundësinë e thirrjes së një referendumi mbi marrëveshjet.
Tani Britania e madhe ndodhet në një udhëkryq politik dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e vendit, ndërkohë që afati përfundimtar për daljen nga BE është shtyrë sërish me disa javë. /k.j