Kriminalizimi i punës seksuale (ose prostitucionit- varësisht prej argumentimit të qëndrimit) është një nga ato probleme që ekzistojnë gjithkund, por askush nuk e di cila është zgjidhja.
Në Rusi, prostitucioni penalizohet nga një gjobë e vogël, e paguar nga vetë punonjësi/ja e seksit, ndërsa klienti është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi. Tutorët mund të dënohen me një gjobë të rëndë, ose dënim me burg (ndonëse është zbatuar rrallë).
Si më poshtë do të shpjegohet pse kjo qasje është problematike, duke krahasuar kriminalizimin me legalizimin e plotë në Gjermani.
Edhe pse situata në Gjermani është shumë e ndryshme nga ajo e Rusisë, ka një tipar të përbashkët – shumica absolute e punëtorëve të seksit fillojnë të punojnë në këtë industri, sepse kanë nevojë për para.
Me interes të veçantë, është shtjellimi i një qasjeje tjetër – njohur edhe si modeli nordik dhe i cili tashmë është përdorur në Suedi dhe në disa vende të tjera,- që ka të bëjë me ndalimin e ndëshkimit të punonjësve të seksit dhe gjobitjen e klientëve të tyre, ndërkohe dhe investohet fort në mbështetjen sociale dhe edukimin për gratë që duan të largohen nga sfera e seksit të komercializuar.
Megjithatë, ka mjaft informacione të rëndësishme në lidhje me llojin e korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit që buron rreth kriminalizmit të punës së seksit. Vëmendje të posaçme meriton fakti që pabarazia, dhe varfëria janë arsyet kryesore të përhapjes së punës së seksit – në Rusi, numri i punonjësve të seksit gjatë viteve të fundit, po rritet për shkak të krizës ekonomike. Kjo është arsyeja pse në Gjermani shumica e punonjësve të seksit janë emigrantë nga vendet më të varfëra të Europës Lindore.
Fakte:
Në Rusi, ka rreth 1 milion punonjës/e seksi të deklaruar (në një popullsi prej 140 milionë banorësh), por përtej deklarimeve, shifrat mund të shkojnë deri në 3 milionë.
Shumica e tyre vijnë nga një sfond vulnerabël, pa mbështetje sociale apo mundësi të tjera për të fituar para.
Më të prekurat janë gratë e reja, kryesisht të rritura në jetimore. Një e treta e tyre përfundojnë tregun e punës së seksit. Arsyeja është mungesa e lidhjeve të forta shoqërore dhe aftësive të rëndësishme jetësore.
/l.k/
Burimi: News Mavens