“Gjithkush ka të drejtë të martohet”

“The Law of Love” një dokumentar nga regjizorja çeke Barbara Chalupova tregon luftën e gjatë, të mundimshme e sfiduese të komunitetit LGBTI+ në Republikën Çeke për njohjen e martesave mes së njëjtës gjini dhe garantimin e të drejtës themelore për një jetë private dhe familjare për personat LGBTI+
Dokumentari u shfaq në Tiranë pasditen e së hënës, ndërsa u pasua nga një diskutim mes aktivistësh, zyrtarë të qeverisë dhe diplomatë.
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, dy nëna të reja apeluan institucionet që të të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për binjaket e tyre të cilat vazhdojnë prej gati dy vitesh të mos jenë të regjistruara në regjistrin civil, pasi shteti nuk e njeh mëmësinë.
“Në Shqipëri është faktike tanimë familja LGBTI+, unë do ju lutesha që të bëhet sa më e mundur që dy vajzat tona të regjistrohen dhe ne të kemi bashkëmëmësinë”-tha Edlira Mara ndërsa shtoj se “nuk është e drejtë ajo që është duke ndodhur me familjen e saj”
Ndërkohë Alba Ahmetaj tha se pavarësisht vendimeve të gjykatave shqiptare, çështjen do ta ndjekin deri në fund në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriu, në kërkim të së drejtës për të bërë një jetë normale si të gjitha familjet e tjera.
“Është e drejtë e çdo njeriu që të ketë mundësinë që të martohet, sepse nuk është aspak romantike që t’i propozosh partnerit apo partneres me anë të një kontrate”-tha Ambasadori i Hollandës në Tiranë Zoti.Reinout Vos i cili ishte pjesë e panelit, ndërsa shtoj se “Nuk është e thënë që dikush të dojë të martohet, por duhet të ketë të drejtën legjitime të martohet”.
Aktivistja Xheni Karaj apeloj më tej institucionet e shtetit që të bëjnë më shumë, dhe më shpejt veprime konkrete që do ta ndihmonin komunitetin LGBTI+ për tu ndier sa më të përfaqësuar në vendin e tyre, me politika e veprime urgjente./ HistoriaIme