Gjuha diskriminuese dhe urryese në 24 orë për kuvendin e PD!

Të shtunën e datës 27 korrik në Tiranë u mbajt kuvendi Kombëtar i Partisë Demorkatike, ku delegatët votuan 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë.
Menjëherë pas Kuvendit deputeti i zgjedhur i PD, pedagog në Universitetin e Tiranës në degën e komunikimit Mark Marku në një intervistë për “News 24” përdori një gjuhë aspak të përshtatshme për të etiketuar partinë në të cilën bën pjesë.
“Ky kongres ishte shenjë autizmi. Një mungesë kurajo për t’u përballur me sfidat që e persin PD, dhe për atë që ka ndodhur.” -tha Marku.
“Ky kongres ishte shenjë autizmi.”-është një fjali aspak korrekte e përdorur nga Zoti Marku, pasi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet partia e tij ai e krahason me personat që janë autikë të cilët dueht të trajtohet me dinjitet dhe pa stigmatizime.
Nga ana tjetër gjuhë të rëndë përdori edhe Myslim Murrizi, deputet i legjislaturës aktuale mandati i së cilit përfundon në shtator.
“ Burra qe ju kanë ikur gratë, gra qe ju kane ikur burrat, bura që duan burra dhe kopil hibridë që nuk dine kë kane prindër biologjik. Pale kur pashë listën e menderë kanidatëve për këshillë kombëtar që më erdhi të dh….”-shkruajti Murrizi në një postim skandaloz në rrjetet sociale.
Gjuha e Murrizit është sa diskriminuese për gratë dhe komunitetin LGBTI, aq edhe urryese dhe jo etike për një person që pretendon se është përfaqësues i popullit.
Një tjetër rast skandaloz është edhe shkrimi i Gazetaës TemA me titull: “Këshilltarët izraelitë të Lulzim Bashës i këshilluan Gaz Bardhit, të martohej”
Në shkrimin i cili u fshi nga “GazetaTemaA” por që u ribotua nga disa media të tjera, hidhej dyshime se Bardhi është Gay, madje pa asnjë provë e fakt thuhej se këshilltarët izraelitë e kishin këshilluar atë të martohej me një vajzë, për të zhdukur dyshimet mbi orientimin e tij seksual.
2 persona, figura publike, deputetë dhe disa media të prodhojnë kaq gjuhë diskriminuese dhe urryese në më pak se 24 orë tregojnë qartë situatën e rëndë në të cilën gjendet si mjedisi politik ashtu edhe mediatik në Shqipëri./ HistoriaIme