Kisha e Anglisë kërkon falje për trajtimin e personave LGBTQ

Kisha e Anglisë kërkoi zyrtarisht falje të premten për trajtimin e saj ndaj personave LGBTQ, edhe pse tha se çiftet e të njëjtit seks ende nuk do të lejohen të martohen në kishat e saj.
Kërkimi i faljes nga peshkopët e kishës erdhi në një raport pas pesë vitesh debati mbi pozicionin e kishës mbi seksualitetin.
Raporti do t’i dorëzohet asamblesë kombëtare të kishës, i cili do të mblidhet në Londër muajin e ardhshëm.
“Ne duam të kërkojmë falje për mënyrën se si Kisha e Anglisë i ka trajtuar njerëzit LGBTQI+ – si ata që vijnë në kishat tona, ashtu edhe ata që nuk e bëjnë këtë,” thanë peshkopët në një deklaratë.
Ata kërkuan falje për “Për herët që ju kemi refuzuar apo përjashtuar, na vjen shumë keq. Rastet në të cilat keni marrë një përgjigje armiqësore dhe homofobike në kishat tona janë të turpshme dhe për këtë ne pendohemi.”
Megjithatë, qëndrimi i Kishës së Anglisë se martesa është e kufizuar në bashkimet midis një burri dhe një gruaje do të mbetet në fuqi.
Kisha ka propozuar t’u ofrohet çifteve të të njëjtit seks mundësinë për të kryer një shërbim në kishë me lutje përkushtimi, falënderimi ose për bekimin e Zotit pasi të kenë një martesë civile ose të regjistrojnë një partneritet civil.
Martesa e të njëjtit seks ka qenë e ligjshme në Angli dhe Uells që nga viti 2013, por kisha nuk e ndryshoi mendimin e saj kur ligji ndryshoi./ HistoriaIme