Kush ishin “studentët” që morën pjesë në takimin e djeshëm me Kryeministrin?

I gjendur përballë refuzimit të studentëve protestues, kryeministri Edi Rama e kaloi pasditen e djeshme me një pjesë të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, një pjesë e të cilëve nuk e fshihnin dot as moshën e tyre, dhe për pak i kapi gjumi përballë kreut të qeverisë.
Rama u shpreh entuziast lidhur me takimin, duke thënë se kishte mësuar shumë të reja prej studentëve, edhe pse duhet thënë biseda ishte e kanalizuar ku pedagogët shpreheshin: I riu si veriu, duhet të ulen të dialogojnë.
Rama u shpreh se zgjidhja mund të vijë duke shkarkuar një pjesë të administratës së universiteteve që sipas tij janë të zgjedhur nga partitë, dhe i shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm buxheteve të universiteteve.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Kryeministri Rama ka shkuar në Universitetin Bujqësor për tu takuar me studentë, ndërkohë që një pjesë e tyre u lanë jashtë nga forcat policore dhe truprojet e Kryeministrit për të shmangur përplasjet./ k.j
Burimi:TPZ