Më shumë se 50 orë nën tokë- mister fati i minatorit!

Në orën 12;00 të së mërkurës të datës 15 shtator u shemb një galeri kromi në Bulqizë.
Muharrem Plaku, teknik miniere mbeti i bllokuar në galeri, ndërsa kanë kanluar më shumë se 50 orë nga ai moment fati i tij ende nuk dihet.
Dhjetëra pjesëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit së bashku me minatorë të tjerë po punojnë prej së mërkurës në largimin e inerteve por nuk ka asnjë gjurmë të Muharrem Plakut.
Aksidenti sipas burimeve është shënuar në galeritë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezëve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky I fundit rezulton administrator.
Asnjë prej tyre nuk ka komentuar mbi ngjarjen.
2 minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga aksidentet në 7 muajt e këtij viti në Minierat e Qarkut të Dibrës.
Vitin e shkoi 5 minatorë humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën./ HistoriaIme