Prishtina më në fund me bredh…
Bredhi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është ndriçuar, derisa në bredhin tek sheshi “Skënderbe” po vazhdojnë punimet, për të vazhduar edhe me ndriçimin përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, shkruan Zeri.
“Menjëherë janë parë grupe të njerëzve që ndaleshin për të bërë fotografi pranë bredhit, derisa gjatë gjithë ditës kompania fituese e tenderit ka punuar për rregullimin e tyre”.
Cështja e zbukurimit të Prishtinës ishte kthyer në një debat të madh pasi kryetari i Komunës së Prishtinës akuzohej se enkas nuk po e zbukuronte qytetin. Disa media madje e lidhnin këtë me akuzat që i janë bërë Vetëvendosjes për lidhje me grupet islamike (të cilat nga ana e tyre nuk i shikojnë me sy të mirë festimet e fundvitit).