Thirrje për internship, SOS LGBT
Kohëzgjatja: 3 muaj
Afati i fundit për aplikim: 31 janar, 2017
Adresa: Rruga “Mine Peza”, Tiranë
Pro LGBT, një organizatë jo fitimprurëse e cila punon për fuqizimin e komunitetit LGBTI në Shqipëri që prej vitit 2010, është në kërkim të një interni/e në projektin SOS LGBT.
SOS LGBT është një platformë online e cila synon t’iu vijë në ndihmë me anë të materialeve informuese dhe këshillimit, personave LGBT në Shqipëri.
Praktika do të zhvillohet pranë zyrave të Pro LGBT, ku interni/ja duhet të angazhohet të paktën 18 orë në javë. Internshipi zgjat 3 muaj dhe është i papaguar.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë ose persona që kanë përfunduar studimet në degët me background Shkenca Sociale, Mjekësi, por edhe të tjerë që dëshirojnë të angazhohen në mbrojtje të të drejtave të njeriut
- Nivel i mirë i gjuhës angleze
- Aftësi dhe përvojë në kërkim
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office
- Avantazh personat që kanë njohuri të platformës WordPress
Detyrat kryesore:
- Të paraqitet në zyrat e “Pro LGBT”, 18 orë në javë (preferohet shpërndarje e rregullt e orëve)
- Të asistojë në hartimin e manualit të përdorimit të SOS LGBT
- Të mirëmbajë portalin e këshillimit SOS LGBT
- Të marrë pjesë në mbledhje apo takime në lidhje me projektin
Çfarë do të fitoni nga ky internship?
- Fitoni eksperiencë
- Qëndroni aktiv dhe i përfshirë
- Ndihmoni komunitetin
- Jepni suportin në kauza të rëndësishme
- Mundësi për të vazhduar në formë punësimi pranë “SOS LGBT”
Si mund të aplikoni?
Të interesuarit duhet të aplikojnë brenda datës 31 janar duke dërguar:
- CV;
- Letër motivimi për arsyen e aplikimit.
Dërgojeni aplikimin tuaj në [email protected]
Pro LGBT siguron që të gjitha kërkesat për internship do të kenë gjykim të barabartë pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose me çdo veçorie tjetër që parashikohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.