Platforma e takimeve për lezbike dërgon një ‘mesazh për transfobet’: Fshi aplikacionin tone

HER, një platformë globale takimesh dhe rrjeti për lezbiket dhe njerëz të tjerë queer që kërkojnë dashuri dhe miqësi, u dërgoi një njoftim masiv përdoruesve të saj të mërkurën: “Një mesazh për transfobet: Koha për ta fshirë HER”, -thuhej pjesërisht.
“Ne kemi një komunitet shumë të madh lezbike në HER, dhe kështu duam ta bëjmë atë mesazh vërtet të qartë”, tha Robyn Exton, e cila themeloi platformën në vitin 2015, për NBC News të premten. “Të gjitha lezbiket janë të mirëseardhura në HER – lezbike trans, lezbike jobinare.”
Exton, e cila tha se aplikacioni ka 20 milionë përdorues në mbarë botën, 12.5% e të cilëve identifikohen si transgjinorë ose jobinarë, tha se ajo dhe kolegët e saj në HER janë të vendosur të kundërshtojnë narrativën kundër personave trans.
“Ne jemi gra cis, dhe ne thelbësisht nuk pajtohemi me këtë,” tha ajo.
Exton tha se aplikacioni HER kërkon të minimizojë diskriminimin transgjinor në aplikacion, ndër të tjera, duke pezulluar llogaritë e atyre që publikojnë preferenca që përjashtojnë përdoruesit transgjinorë.
“Kur shprehimisht shprehni se nuk do të konsideroni një grup të tërë identiteti, kjo tregon sjellje diskriminuese.”/ HistoriaIme