Rriten me 439% kërkesat për azil nga shqiptarët në 2015-ën, ikin të rinjtë
Numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, numri i individëve që janë regjistruar si azilkërkues në vendet e BE-së nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.
Monitor shkruan se në pjesën e të madhe ata që po ikin janë të rinjtë. Sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç përbën rreth 45% të totalit të azilkërkuesve shqiptarë. Shqipëria ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që largohen me prindërit e tyre, grupmosha 0-13 vjeç zë rreth 26% të totalit të azilkërkuesve.
Rritja e numrit të të larguarve, pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri.
Bizneset që po e vuajnë më shumë lagrimin e fuqisë punëtore janë ato të Call Center, të fasonit, të industrisë së përpunimit dhe teknologjisë së informacionit. Sipërmarrjet e rretheve po rezultojnë më të prekura nga fenomeni i emigracionit. /m.g
Burimi: Monitor