Ministria e Bujqësisë, aksion për të konfiskuar dhe asgjesuar kafshët me origjinë të rreme
Ministria e Bujqësisë ka nisur një aksion për mbikëqyrjen e tregjeve të kafshëve, pas urdhrit të firmosur nga Ministri Edmond Panariti. Ky aksion synon mbikëqyrjen e tregjeve dhe bagëtisë për të verifikuar origjinën e kafshëve dhe certifikatat shoqëruese veterinare. Mbikëqyrja mbështetet në sistemin e gjurmueshmërisë me anë të verifikimit të matrikujve, të cilët lidhin identitetin e gjedhëve dhe të imtave me subjektin dhe fermën ku ato mbarështohen.
Në rastet kur do të zbulohen kafshë me origjinë të rremë, ato do të konfiskohen dhe asgjësohen ndërsa subjekti tregtues do të përballet me penalitete. Përveç prodhuesve vendas, Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar edhe të gjithë vendeve nga ku kryhet import i kafshëve, dhe shpendëve të gjallë, që të informojnë autoritetet shqiptare saktësisht për vendndodhjen e fermave prodhuese, teknologjinë e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve si dhe gjendjen shëndetësore të tyre.
Sipas Ministrit Panariti, kafshët pa matrikuj ose me matrikuj të falsifikuar do të bllokohen dhe asgjësohen. Gjurmimi i origjinës së kafshëve dhe shpendëve për prodhim mishi, qumështi, vezëve është garanci për sigurinë ushqimore të konsumatorit.
Ministri Panariti, ka kërkuar gjithashtu që krahas verifikimit me numër matrikulli të zbatohet edhe gjurmimi dixhital i prejardhjes së kafshëve dhe shpendëve për mish, qumësht, vezë.
Në rastet kur do të zbulohen kafshë me origjinë të rremë, ato do të konfiskohen dhe asgjësohen ndërsa subjekti tregtues do të përballet me penalitete.
/BalkanWeb