Durrës, mësuesi shkarkohet nga puna pas publikimit të videos ku dhunon nxënësin
Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet duke dhunuar një nxënës të klasës së shtatë, Drejtoria Arsimore Rajonale e Durrësit ka shkarkuar nga puna mësuesin Flamur Paja.
Video është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Durrës më datë 27 janar .
Nxënësi ka treguar për ‘News 24’ arsyet e dhunës nga ana e mësuesit të tij: “Mësuesi më qëlloi pasi e ofendova”, ka thënë ai.
Një grup nxënësish të shkollës “Hasan Koci” protestuan sot kundër largimit të mësuesit nga puna duke e cilësuar atë të padrejtë.
Video e pulbikuar në portalin “Jeta Osh Qef”
/l.k./