#GiveBenAJob – Mamaja nis fushatë në twitter për t’i gjetur punë djalit me sindromën down
Një hashtag i ri ka filluar të lëvizë nëpër twitter. “Gjeni një punë për Benin” është togfjalëshi që kërkon të gjendet një punë për 26-vjeçarin me sindromën down. E gjitha filloi nga njerka e tij, e cila postoi në rrjetin twitter #GiveBenAJob për ta ndihmuar atë të gjente një punësim të përhershëm. Apeli në një formë mjaft origjinale ka marrë përmasat e një fushate dhe ka marrë shumë se 700 ripostime.
Ben, djali me sindromën down, ka pasur deri tani disa punë por asnjëherë nuk është paguar për to, dhe tani duket se postimi i mamasë së tij ka bërë efekt. Pavarësisht se postimi është bërë vetëm të premten, deri tani Ben ka marrë dy oferta për punë.
E jema e tij tha se ka qenë duke mendur për një kohë të gjatë se si ta ndihmonte Benin por nuk ishte e sigurt cila do të ishte mënyra më e mirë. Fushata është mbështetur nga një numër i madh njerëzish.
/DailyMail