Një prozë e trishtë mbi të vërtetën e punës në Shqipëri.
Për ato që 1 majin e mbajnë mënd gjithmonë si ditë feste, e që kanë gëzuar se ka qenë pushim nga shkolla mirë bëjnë. Por është fiks momenti për të filluar për të menduar ndrysh. Jeni akoma në kohë.
Për ju që nuk e dini, nuk është festë por erdhi si një nevojë e një ditë ku puntorët në mbarë botën të kërkonin kushte më të mira pune. Nisur nga Chikagoja ku punëtorët organizuan një grevë me kërkesën për një ditë pune tetë orarëshe, dhe paq një bombë që shpertheu në një miting për të drejtat e punëtorëve. Tre vite më pas kongresi i Partive Socialiste u mblodh në Paris për të dakordësuar në ditën Ndërkombëtare të të drejtave të puntorit në 1 Maj. Për të rikujtuar rëndësinë e klasës punëtore në shoqërinë tone dhe për rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e punëtorëve.
Shqipëria, si një vend me klasë punëtore të madhe të shtirië në industri ka patur zhvillimet e veta të ngadalta për sa i përket pranimit dhe gjithëpëfshirjes edhe për të gjithë persoant LGBTQ+, qoftë në zanate, profesione shërbimi, profesione në administratë, punë zyre në kompani private apo mbështetje për sipërmarrësit aspirantë. Në këtë vorbull të inflacionit ekonomik dhe zhvillimit të turizmit punësimi për të gjithë individët LGBTQ+ ka qenë dhe vazhdon të jetë një proces strapacues në më të shumtën e rasteve. Duke u hasur me mimika që në intervistën e parë, refuzim apo pushim nga puna për shkak të orientimit seksual, transgjinisë e shprehisë së gjinisë.
Është një proces zingjir që vjen nga bankat e shkollës dhe paragjykimi, bullizimi dhe vështirësitë që krijohen në çdo shkallë të sistemit arsimor, veçanërisht atë të universitetit e cila i gjen të rinjtë më të pavarur nga familja, pa obligim për ta ndjekur dhe më vulnerabël.
Kështu, duke mos ndjekur një formim akademik të mirëfilltë mundësitë reduktohen edhe më shumë, shtuar faktin që shumica e oportuniteve janë të përqendruara në kryeqytet është akoma më pabarabartë për çdo të ri.
Si rrjedhojë e këtyre pabarazive, më së shumti vajzat transgjinore detyrohen të bëjnë punën e seksit si e vetmja mënyrë për të mbiejtuar, e për të patur të ardhura. Punë e cila është e paligjshme, dhe nuk i mbron ato nga anjë e keqe apo fatkeqsi që mund ti ndodhë.
Në pak vende punë që mund të jenë gjithëpërfshirëse dhe pranuese mund të jenë degët e korporatave globale, biznese shërbimi, organizata, call-center, linja prodhimi dhe emra kompanish specifike që numërohen me gishtat e dorës. Për tu përballur pastaj edhe me një filter tjetër të kolegëve të punës dhe klientët në rast se puna qellon të kenë kontakt.
Me të hyrë në muajin e krenarisë kjo thirrje duhet të jehoje edhe më shumë.
Në qofshi sipërmarrës ju kërkojmë të jini më mendjehapur dhe të punësoni njerëzit për mendjen e vlerat e tyre.
Në qofshi një njeri që ka dëshirë dhe nevojë për punë, jini kokëfortë të tregoni gjithë kapacitetin tuaj.
Në qofshi klient, jini të respektueshëm.