Kur mungesa në mbledhjen e partisë të kushton postin në administratën e shtetit
Një audiopërgjim i publikuar dje në emisionin investigativ Stop ka vendosur në qendër të kritikave Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në bisedën telefonike me drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Ndriçim Hajdarmataj, Ministri Beqaj i uron “suksese në jetë” si ndëshkim për mungesën në mbledhjen e Partisë Socialiste.
Çlirim Hajdarmataj, disa ditë pasi ka marrë “urimin” e ministrit është shkarkuar nga detyra që mbante prej 3 vjetësh.
Gjatë bisedës telefonike dëgjohen fraza të tipi “ I kemi bërë 8 vjet mundin Partisë Socialiste”, “Jemi bashkë për një qëllim”, “fatkeqësisht për ty, unë jam edhe i deleguar edhe ministër”, gjë që lë të kuptohet se biseduesit e marrin të mirëqenë dhe nuk e diskutojnë në asnjë rast lidhjen mes aktivizimit në Partinë Socialiste dhe mbajtjes së postit në administratën e shtetit.
Më poshtë gjeni videon e plotë të një bisede mes dy personave që paguhen nga paratë publike por vendosin në radhë të parë partinë, ministrinë e pastaj të tjerat.
/l.k./