Në vijim të mbulimit të historisë së Fatmirës, e cila përfaqëson më shumë sesa një histori personale, një fenomen të përhapur gjerësisht, ku ajo çfarë ndodh pas zhurmës së shesheve kryesore të qytetit kalon në plan të dytë të vëmendjes së qytetarëve, në vijimësi do të sqarojmë procedurat e ndjekura thjesht si një formalitet e që shkojnë përtej çdo standardi të respektimit të së drejtave bazike të njeriut dhe parimeve ligjore.
Më datë 20 Maj 2019, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë dërgon një kërkesë për marrje masash për strehim ndaj Drejtorisë së Shërbimit Social, e cila më datë 29 Maj i drejton një letër Fatmira Dukës për lirimin e banesës për shkak të rikualifikimit urban të zonës ku qëndron dhe banesa e saj. Letra e datë 29 për arsye ende të pakonfirmuara nuk ka shkuar në adresën e zonjës Duka. Më datë 30 Maj ajo njoftohet verbalisht nga punonjës të Bashkisë dhe Njësisë Administrative nr.9, pa iu bërë tërësisht e qartë procedura e lirimit të banesës dhe parashikimet e ligjit për të tilla raste.
Bazuar në ligjin 22/2018 “Për strehimin social”, neni 6 i tij thotë se:

Punonjësit e bashkisë në kundërshtim me dispozitat ligjore mbi procedurën e zhvendosjes, nuk kanë qartësuar znj. Duka mbi mundësit e strehimit alternativ. Njëkohësiht punonjësit socialë, pavarësisht shkresave dhe formaliteteve të plotësuara, nuk kanë marrë në konsideratë arsimimin e ulët të shtetases dhe të pamjaftueshëm për qartësimin e procedurave ligjore, duke trajuar çështjen thjeshtë formalisht dhe në formë shkresore.
Gjithashtu Fatmira i është drejtuar dhe Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) për kalimin e pronësisë së ndërtesës dhe truallit në pronësi të saj. Mbi këtë procedurë ende nuk ka një vendim nga Aluzini dhe pa përfunduar procedura, nuk mund të bëhet asnje veprim nga ana e Bashkisë Tiranë dhe IMT.
Sërish në mënyre verbale, në mungesë të një shkrese, zonjës Duka i deklarohet se bonusi i qerasë do t’i sigurohet për një muaj duke i lënë afat deri më datë 25 qershor për lirimin e banesës. Për vijimin e procedurave të strehimit alternativ, verbalisht I deklarohet se në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak emri i saj do futet në listat pritesë për bonusin e qerasë.
Ende në pritje të një shkrese mbi bonusin e siguruar të qerasë, procedura vijon të jetë në kundërshtim me ligjet në fuqi, për aq kohë sa nuk është konsultuar strehimi alternative me shtetasen në fjalë, nuk janë ndjekur procedurat kohore e nuk janë zbatuar as parimet baze kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Rikthejmë në vëmendje rastin e saj dhe gjendjen ekstreme të varfërisë në të cilën zonja Duka jeton. Ajo është mjaftueshëm e integruar me komunitetin e banorëve të lagjjes së saj dhe respekton rregullat e bashkëjetesës. Përpos varfërisë ekstreme, zonja Duka ka dhe nevojë përkujdesjeje të vazhdueshme shëndetësore dhe i përket një prej komuniteteve më të margjinalizuara përsa i përket strehimit dhe trajtimit të barabartë të shtetasve.
Vijon…
Historinë e saj mund ta lexoni këtu:
Tirana që nuk duam