Rusia zgjeron kontrollin qeveritar në Internet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kthyer në ligj një masë të re që synon të zgjerojë kontrollin qeveritar në internet.
Sipas kritikëve, ligji i ri, i nënshkruar nga Putini më 1 maj dhe i publikuar në faqen e Kremlinit, do të mundësojë censurën në disa pjesë të internetit duke përkeqësuar lirinë e shprehjes në vend.
Masa e re u kërkon ofruesve të shërbimeve të internetit që të instalojnë pajisje për të drejtuar trafikun rus përmes serverëve të këtij shteti. Ky veprim do u jap mundësi atyre të censurojnë më lehtësisht faqet, të cilat nuk pëlqehen nga qeveria ruse.
Gjithashtu ky ligj thjeshtëson ndërhyrjen e shërbimeve të inteligjencës, duke rritur kontrollin e shtetit në hapësirën online,madje dhe në rrjete sociale apo platformat e komunikimit, përfshirë dhe Telegram, një nga platformat më popullore në Rusi.
Nga ana tjetër qeveria deklaron se ligji vjen si mase mbrojtëse ndaj sulmeve të mundshme perëndimore apo tentativave për mbylljen e internetit në Rusi. /k.j
Burimi: BalkanWeb