Trendi i ri zgjedhor në Evropë, rritet numri i grave përfaqësuese në Parlament

Zgjedhjet e fundit në shtetet anëtare të BE-së, Finlandë dhe Spanjë, rezultuan në fitore historike të grave politikane, duke shënuar një trend të ri në politikën evropiane. Për shunë analistë, këto rezultate zgjedhore mund të shërbejnë si një trend që mund të ndiqet dhe nga shtetet e tjera anëtare dhe në zgjedhjet e përgjithshmë parlamentare të Bashkimit Evropian.
Finlanda dhe Spanja do të hynë në zgjedhjet e 23 Majit me parlamente të reja ku është shtuar numri i përfaqësueseve gra në to. Rezultatet e zgjedhjeve shënuan shifra rekord për përfaqësimin e grave në politikë në këto dy vende.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës në Spanjë, 164 gra do të jënë pjesë e Parlamentit me 350 deputetë.
Ato tashmë përbëjnë 46.8% të Parlamentit, shifra e dytë më e lartë e përfaqësimit parlamentar të grave në Evropë.
Në vend të parë renditet Finlanda, e cila në parlamentin e ri ka 47% të përfaqësueseve gra.
Kryesisht partitë social demokrate, të gjelbra dhe të qendrës kanë një numër më të lartë të përfaqësueseve gra, ndërkohë që ende nuk ka një parlament evropian ku numri i grave të jetë i barabartë me atë të burrave, sipas të dhënave që disponohen nga instituti i statistikave IPU.
Numri i grave në politikë është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Në shtete të shumta sot ekzistojnë ligje që nxisin pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në politikë. Spanja ka qenë një nga shtetet e para që ka miratuar një ligh të tillë në vitin 2007, i cili ndër të tjera parashikonte dhe masa ndëshkuese për seksizmin dhe diskriminimin me bazë gjinore në politikë.
Një trend pozitiv i përfaqësimit të grave në vendimmarrje shihet dhe në Ballkanin Perëndimor, ku Maqedonia Veriore renditet e 6-a në Evropë me 38.3% të përfaqësueseve gra, ndërsa Serbia renditet e 9-a me 37.7%. /k.j