Aktivistet prishin foton e Salvinit me një puthje

Aktivistet Gaia Parisi dhe Matilde Rizzo janë thjesht mikesha, por kur ministri i brendshëm italian, ultra konservatori Matteo Salvini vizitoi qytetin e tyre, dy aktivistet “prishën” një foto të tijën duke u puthur me njëra tjetrën.
Salvini drejton një forcë politike të ekstremit të djathtë, që retorikë kryesore ka luftën ndaj emigrantëve. Ai së fundmi përkahu dhe ndoqi dhe punimet e Kongresit Botëror të Familjes në Verona, ku u mblodhën aktivistë nga e gjithë bota që kundërshtojnë abortin dhe lidhjet e së njëjtës gjini.
Mesazhi jonë është një mesazh dashurie dhe tolerance kundër gjuhës së urrejtjes dhe sjelljeve të gabuara që po përhapen dhe inkurajohen nga politikanë si Salvini. Njëkohësisht është një formë kurajoje për të nxitur të tjerët të mos dorëzohen dhe të vijojnë të kundërshtojnë diskriminimin dhe padrejtësitë, sepse dhe një veprim i thjeshtë si kjo puthje ende vijon të ngjalli debat dhe kundërshti.