Sulmet terroriste në Bruksel gjenerojnë 17.5 milion rezultate më shumë në Google se ato në Ankara
Sulmet terroriste në Bruksel, ku humbën jetën 31 persona dhe u plagosën më shumë se 200, zgjuan reagime të ashpra mbi terrorizmin në gjithë botën.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar hap pas hapi ngjarjen që nga moment kur ajo ka ndodhur. Imazhe që tregojnë solidarizimin e botës me Brukselin kanë qarkulluar gjerësisht.
Kërkimi në Google për “Brusseles attacks” (sulmet në Bruksel), gjeneron më shumë se 18 milion rezultate.
Por, siç raporton kompania amerikane MIC, reagimi ndaj sulmeve në Bruksel ka një dallim të madh me atë që ndoqi sulmet vdekjeprurëse në Turqi një javë më parë.
Një makinë bombë shpërtheu më 13 Mars, pranë një stacioni autobusi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke vrarë të paktën 37 persona. Grupimit militant nacionalist Kurd i quajtur “Fajkojtë Kurdë të Lirisë” mori përsipër sulmin që plagosi mbi 70 persona.
Por nëse kërkon në Google “Ancara car bomb” (makina bombë në Ankara), gjenerohen pak më shumë se 400,000 rezultate.
Një dallim i tillë në mbulim mediatik dhe reagim ka bërë që shumë persona t’i bëjnë thirrje njerëzve që të tregojnë më shumë solidaritet me Turqinë.
Ky postim nga përdoruesi i Facebook James Tylor, që jeton në Ankara prej 18 muajsh, është shpërndarë rreth 120,000 herë.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207609723633971&set=a.1436921975860.55092.1617305179&type=3&theater
“Është e lehtë të shohësh sulmet terroriste në Londër, Nju Jork, Paris dhe të ndjesh dhimbje dhe trishtim për ato viktima, pra përse mos të jetë njëlloj dhe për Ankaranë?”
“A ndodh kjo sepse ju thjesht nuk e kuptoni që Ankaraja nuk është ndryshe nga gjithë qytetet e tjera?”
Ai e mbyll postimin duke iu referuar një fraze të përdorur gjerësisht që pas sulmeve në Charlie Hebdo në Janar 2015.
“Ju ishit Charlie, ishit Paris. A do të jeni Ankara?”
/l.k./
Burimi: Indipendent.co.uk
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207609723633971&set=a.1436921975860.55092.1617305179&type=3&theater