*This article is part of “TransMagazine”, the only online magazine dedicated to the Transgender community in Albania.
*This article is part of “TransMagazine”, the only online magazine dedicated to the Transgender community in Albania.
Parlamenti Evropian ka miratuar ditën e sotme një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të individëve interseks, duke bërë një hap historik në rritjen e vizibilitetit dhe pranimit për individët e këtij komuniteti nga shoqëria.
Rezoluta përmban një sërë rregullash që do të duhen të ndiqen nga ligjvënësit e shteteve të Bashkimit Evropian, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të komunitetit interseks. Prej muajsh aktivistë interseks dhe organizata evropiane për të drejtat e njeriut kishin ndihmuar në hartimin e rezolutës, e cila ditën e sotme mori dritën jeshile nga PE.
Përmes kësaj rezolute, Parlamenti Evropian nxit shtetet në shtimin e kontrolleve dhe procedurave për operacionet kirurgjikale për personat intersex dhe njëkohësisht përshtatjen e ligjeve për integrimin më të thjeshtë të këtyre individëve në shoqëri.
🇪🇺 @Europarl_EN adopts landmark resolution on the rights of #intersex people. "This is a historic resolution as the fruit of enormous labour on the part of intersex activist across Europe”, says @EvelyneParadis. Read the press release in full: https://t.co/DrQV8kmKwl @OIIEurope pic.twitter.com/T39xj3pYTK
— ILGA-Europe (@ILGAEurope) February 14, 2019
/k.j
Një tjetër grua e vrarë është regjistruar sot duke e çuar në 7 bilancin e grave të vrara vetëm për vitin 2019. Trupi i pajetë u gjet pranë zonës së liqenit të Sharrës, Tiranë. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një vrasje pasi trupi i gruas është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, çfarë sjell dyshime për një vrasje të kryer.
Bëhet fjalë për një grua 49 vjeçare, trupi i së cilësh është gjetur i hedhur mes ferrave.
Gjithashtu nga hetimet paraprake ka dalë në pah se në t rupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba. Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë.
Banorët që jetojnë pranë asaj zone shprehen se njoftuan policinë menjëherë sa kanë gjetur trupin e pajetë. Në vengjarja ka ardhur dhe grupi hetimor së bashku me ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur plotësisht ngjarjen./k.m/
Burimi: Balkanweb
Largimet e padrejta nga puna duket se po krijojnë një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit, me miliona euro dëmshpërblime të shpërndara vit pas viti.
Sipas një studimi të kryer nga organizata Infocip, dëmshpërblimet e viteve të fundit për largime të padrejta nga puna mendohet të kapin shumën e 100 milionë eurove. Sipas këtij studimi dhe raportit shoqërues, rezulton se një nëpunësi, i cili padit vendimin për shkarkim nga puna, i duhet mesatarisht 840 ditë për të marrë vendimin e formës së prerë, pra në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Gjetjet e raportit shkojnë edhe më tej. Ai analizon numrin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit Administrativ përgjatë dy viteve të fundit. Në raport theksohet se: “Në 2018, Gjykata Administrative e Apelit dha gjithsej 4743 vendime për çështje themeli. Prej tyre, 1400 ose 29.5 % e totalit, kishin objekt marrëdhëniet e punës. Në 2017, Gjykata Administrative e Apelit dha 5546 vendime për çështje themeli. Prej tyre, 1601 ose 30% e totalit, kishin objekt marrëdhëniet e punës.”
Sipas studimet gjatë viteve të marra në analizë, rreth 77% e ankimuesve fituan çështjet e tyre gjyqësore për pushim të padrejtë nga puna. Sipas analizës së bërë, vetëm për dy vitet e fundit, buxhetit të shtetit i është krijuar një barrë fiskale që shkon rreth 15 milionë euro.
Për vitin 2018, janë 10625 paga që shteti do duhet të paguajë në formë dëmshpërblimi për personat që fituan çështjet gjyqësore ndaj tij në Apelin Administrativ. /k.j
Burimi:Panorama
Pasditen e djeshme një autobus me pasagjerë është përmbysur në autostradën Shkup-Tetovë dhe për pasojë disa persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas deklaratës së ministrit maqedonas të transporteve, deri në mbremje numëroheshin 13 viktima dhe disa të plagosur në gjendje të rënduar. Udhëtarët ishin nisur nga Shkupi për në qytetin e Gostivarit,.
Të plagosuri në gjendje kritike, janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”. Sipas të dhënave zyrtare aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.00 të ditës së mërkurë në kilometrin e dhjetë të autostradës Shkup-Tetovë, pas pikës së parë së pagesës. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit është bërë plasja e gomës së autobusit dhe për pasojë ai ka kaluar në korsinë e kundërt.
Forca të shumta policore dhe dhjetra autoambulanca mbërritën në vendgjarje për ti dhënë ndihmë të plagosurve si dhe për të zbardhur shkakun e aksidentit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkaqet e aksidentit apo një identifikim të plotë të viktimave./k.j
Nëse do e njihnim historinë e komunitetit transgjinorë më mirë, mesiguri do ti falenderonim gratë me ngjyrë për guximin që kanë treguar. Për gratë transgjinore me ngjyrë dhuna trans-misogjiniste është e madhe. Më poshtë janë disa prej këtyre ikonave që duhet ti falenderojmë për lëvizjen liberale që gëzojmë sot falë tyre:
Marsha P. Johnson
Johnson mund të ketë qenë personi i parë që ka luftuar kundër dhunës policore në protestat e Stonewall. Marsha ka bashkëthemeluar organizatën “Street Transvestite Action Revolutionaries”, e njohur ndryshe si STAR. STAR fokusohej në nevojat e grave transgjinore me ngjyrë dhe ka punuar ngushtësisht me organizatat lobuese kundër racizmit, duke përfshirë këtu “Black Panthers” dhe “Young Lords”. Një nga shprehjet më të famshme të aktivistes transagjinore është: “Unë mendoj se nëse transvestitet nuk do të ngrihen për të drejtat e tyre, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë”.
Miss Major Griffin-Gracey
Edhe Miss Major ishte prezente gjatë protestave të Stonewall. Sot ajo punon për fuqizimin e grave transgjinore përmes organizatës së saj “Transgender GenderVariant Intersex Justice Project”. Një ndër shprehjet më të famshme të aktivistes Griffin-Gracey është kjo më poshtë, e marrë gjatë protestave të Stonewall: “Këto ishin gra të mrekullueshme, të zgjuara dhe inteligjente. Nuk na jepej asnjëherë mundësia për të punuar kundrejt një rroge të majme, por kjo gjë nuk na mposhti asnjëherë besimin”.
Cece McDonald
Në 5 qershor 2011 Cece ishte duke shëtitur me miqtë e saj kur u sulmua verbalisht nga disa djemë të cilët i hodhën fjalë raciste, fyese dhe transfobike. Një konfrontim fizik nisi. Cece arriti të vetëmbrohet. Një djalë me emrin Dean Schmitz gjeti vdekjen fatale për shkak të therjes me thikë. Në gjithë këtë perleshje i vetmi person i arrestuar ishte Cece. Ajo u dënua dhe iu mohua e drejta për vetëmbrojtje. Ajo mori dënimin prej 41 muajsh, në një qeli burrash.
Sot organizata e Cece lobon kundër racizmit dhe transfobisë./k.m/
Burimi:
Greta Thunberg është një aktiviste adoleshente për mbrojtjen e klimës nga Suedia. Në vitin 2018, ajo ishte inicuese e protestave të nxënësve të shkollave në Suedi, të cilët nuk ndoqën procesin mësimor për të protestuar kundër ndryshimeve klimaterike.
Para zgjedhjeve parlamentare të vendit me 9 shator 2018, ajo u nis për në grevë çdo ditë gjatë orëve të mësimit për 3 javë, para parlamentit, në Stokholm.
Fillimisht e vetme në grevë, ajo filloi të tërhiqte vëmendjen e qytetarëve dhe falë rrjeteve sociale mesazhi i saj u përhap shumë shpejt në Suedi dhe përtej saj. Sot, Greta bashkë me mijëra adoleshentë të tjerë në botë, po braktisin mësimin ditët e premte nën moton #FridaysForFuture që në shqip do të përkthehej në “Të Premtet për të Ardhmen”.
Protestat po zhvillohen prej javësh në Suedi, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe mesa duket dhe përtej Evropës. Nxënës të shkollave të mesme nga disa shtete afrikane dhe të Amerikës Latine, kanë njoftuar bashkimin etyre me kauzën, duke bojkotuar mësimin për të nxitur diskutimin mbi mbrojtjen e klimës dhe të ardhmen e pasigurtë prej ndryshimeve klimaterike.
Greta u bë e njohur në mbarë botën pas fjalimit të saj në dhjetor të 2018-ës, të mbajtur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike në qytetin e Katovicës në Poloni.
Më 4 dhjetor 2018, në fjalimin e saj, Thunberg adresoi rëndësinë e ndryshimeve klimaterike duke thënë:
Ajo çfarë unë shpresoj të arrijë në këtë konferencë është që të gjithë ne të kuptojmë se po përballemi me një rrezik të vazhdimësisë së ekzistencës sonë. Kjo është kriza më e madhe me të cilën njerëzimi është përballur ndonjëhere. Duhet fillimisht ta kuptojmë dhe më pas sa më shpejtë të jetë e mundur, të bëjmë diçka për ndalimin e emetimeve dhe për të shpëtuar aq sa ka mbetur për tu shpëtuar.
Këto protesta po shoqërohen dhe me debate politike në shtetet e Evropës veriore, ku krijimi i koalicionit qeverisës në Suedi vonoi pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi klimën.
Ndërkohë që e gjithë bota po dëshmon vit pas viti pasojat fatale të ndryshimit të klimës, Greta dhe shumë të rinj si puna e saj kanë vendosur të marrin vetë në dorë të ardhmen e tyre. Në fund të fundit sa kuptim ka shkolla, kur e ardhmja e tyre dhe e planetit nuk është e sigurtë? / k.j
Sondazh:
Një ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Gruemirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës.
Sipas policisë, ndryshe nga sa pretendojnë disa studentë, efektivi i FNSH-së në momentin që ka ngacmuar një vajzë, ka qenë në rrugë dhe jo brenda fakultetit. Policia mohon që të ketë pasur kërcënime ndaj vajzës duke sqaruar se efektivi e ka pëlqyer atë dhe e ka ndaluar.
Sipas policisë, efektivi i FNSH ka të drejtë që ta mbajë armën e punës edhe kur është civil./k.j
*This article is part of “TransMagazine”, the only online magazine dedicated to the Transgender community in Albania.
I am a 17-year-old transgender. I do not belive that there is a certain phase when you become aware of your true gender identity. When I was 12 years old, I started to experience the gender dysphoria. After two years, I started to read more on the Internet regarding the transgender community. Through this exploration I came to the understanding that I am not alone and there are other people like me.
Afterwards, I told to my close friend about my gender identity. She was quite supportive and eventhough today we are not as close as we used to be, her support back then really meant a lot for me. Regarding parents, I have told only to mom about my gender identity. My parents are divorced and I have stronger connection with my mother. Her reaction was positive towards it, quite the contrary of what I was expecting. I have been raised in a conservative family but nonetheless my mother told me that she was always suspicious of my gender identity.
“Spiked” është emri i një reviste britanike, e cila ka për pikësynim mbrojtjen e lirisë së fjalës. Por së fundmi një raport investigativ ka nxjerrë në pah anën e errët të këtij mediumi. Tanimë janë shtruar një sërë pyetjesh se si lufta kundër gjuhës së urrejtjes përputhet me qëllimin e një lëvizjeje të ekstremit të djathtë nga SHBA.
Lexuesit jashtë Britanisë së Madhe mbase mund të mos jenë familjarë me punën e revistës. E vetë-cilësuar si një website që ka për qëllim të ndryshojë botën si dhe të raportojë objektivisht rreth saj, ky website ka për qëllim ti dedikohet humanizmit, demokracisë dhe lirisë.
Duke lexuar këtë të fundit, lind natyrshëm ideja se kjo revistë është pro feminizmit, një lëvizje që promovon më shumë liri dhe demokraci për gratë, duke iu bashkuar lëvizjes anti-racore dhe asaj për LGBTI+ për një shoqëri më të drejtë.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të artikujve nën kategorinë feminizëm, në website u pa se përgjatë periudhës 31 gusht 2018 dhe 10 janar 2019 kishte një portretizim interesant të lëvizjes feministe. Rreth 20 artikuj kishin për tematikë çështje nga SHBA, përgjithësisht të lidhura me lëvizjen #MeToo.
Rreth 23 artikuj fokusoheshin në aktualitetin britanik. Shumica eksploronin kontroversitetin rreth të drejtave të transgjinoreve dhe reformës së lidhur me Njohjen e Identitetit Gjinor. Në këto artikuj, “Spiked” mbajti një qëndrim anti-demokrat, pro-Brexit. Ata sulmuan politikanë të ekstremit të majtë si dhe u vu re mbështetja për figura që përdorin gjuhën e urrejtjes dhe artikuj shtrembërues për gratë dhe komunitetin LGBTI+.
Gjithsesi, një investigim I realizuar prej gazetarit britanik George Monbiot tregoi se si revista “Spiked” ka tërhequr vëmendjen e bilionerëve nga ekstremi i djathtë, të cilësuar si vëllezërit Koch. Në këtë shkrim investigativ, Monbiot paralajmëron se “Paratë e pista janë një rrezik për demokracinë dhe përfaqëson një investim mbi të influencarit të publikut përmes medias. Kjo metodë lejon persona të pasur dhe korporata të influencojnë politikën në mënyrë indirekte”.
Bashk-pronarët e industrive Koch, Charles G. Koch dhe David H. Koch zotërojnë pasuri të mëdha: një seri biznesesh private të rafinerive të naftës, tregtarë si dhe firma të tjera. Investigimi nxorri në pah se si website-i hyn në listën e organizatave të financuara prej vëllezërve Koch që kapin shifrat e 600.000 dollarëve amerikanë me pikësynim nxitjen e debatit publik rreth lirisë së fjalës dhe të shtypit. Këto para alokohen si pjesë e fondacionit Charles Koch, në skemën e fondeve për bamirësi. Programi quhet “Toleration and Free Speech Program”./k.m/
Burimi: NewsMavens
Pas publikimit të lajmit se prokurori Bujar Sheshi kishte qenë në të shkuarën agjent i sigurimit të shtetit, lista nuk duket të mbyllet me kaq.
Pas një interesimi nga ana e Top Channel, mbi zyrtarët që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit të shkuar, në përgjigjen e tij, Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) thotë se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar se figurojnë me dosje.
“Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”.
Por nuk duket të jenë vetëm institucionet e reja të drejtësisë që kërkojnë informacion, por edhe partitë politike.
“Me kërkesë të dy partive politike Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Popullore për Drejtësi, janë verifikuar 285 persona në kuadër të verifikimit të figurës për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga verifikimi, 4 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit”.
Edhe Ministria e Brendshme është interesuar të zbulojë se cilët janë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit në radhët e saj, nga ku prej 30 individësh të verifikuar, vetëm njëri ka rezultuar me dosje.
Bashkëpunëtorë të sigurimit duket të ketë dhe në Akademinë e Shkencave dhe Fakultetin Ekonomik në Tiranë, me nga dy persona në secilin institucion.
Numri më i madh i ish-sigurimsave duket të jetë në shërbimin diplomatik, ku nga 234 raste të verifikuara, 7 individë rezultuan me dosje.
Bashkëpunëtorë të ish-sigurimit ka dhe në Shërbimin informativ, Gardën e Repunlikës dhe organet drejtuese të pushtetit vendor. Figura me të shkuar të dyshimtë rezulotjnë të kenë kandiduar dhe për pozicionin e komisionerit pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe një prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, rezulton gjithashtu bashkëpunëtor me sigurimin./ k.j
Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në Allias, ndërsa punonjësi i gardës Alket Arapaj është arrestuar nga policia pas vrasjes.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Mediat raportojnë se gardisti nuk donte që bashkëshortja të fillonte punë, si arsyen e ngjarjes.
”Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.”, shkruhet në njoftimin e policisë. /k.j
Organizata “Të bashkuar pro kauzës LGBT” (ProLGBT) dhe portali mediatik i saj, Historia-Ime, kanë kënaqësinë t’ju prezantojnë me projektin I choose European Union / Unë zgjedh Bashkimin Evropian.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbrojtja e demokracisë dhe vlerave të së drejtave të njeriut përmes rritjes së njohurive mbi impaktin që procesi i integrimit evropian pritet të ketë në shoqërinë shqiptare.
Projekti gjithashtu vjen në ndihmë të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për fuqizimin, zgjerimin dhe diversifikimin e angazhimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, me fokus të veçantë në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Tre shtyllat mbështetëse të projektit do të jenë:
Në kategorinë Bashkimi Evropian, qytetarëve do tu jepet mundësia të informohen mbi projektin “I choose European Union” dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve tona në vazhdimësi, duke u informuar mbi procesin e integrimit europian, detyrimet dhe privilegjet që na sigurohen prej tij. Na ndiqni!
Pas publikimit të fotografive të dërguara nga efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe ndaj një vajze të mitur 15-vjeçare, Policia e Shkodrës ka arrestuar efektivin Berhan Bajrakurti.
Bajrakurti mbante funksionin e specialistit të policimit në komunitet, në zonën Grumiere të Malësisë se Madhe.
“Ne Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media.”- thuhet në një njoftim të shkurtër nga policia. Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Gjithashtu në media janë publikuar dhe pjesë nga biseda erotike, të kryera përmes telefonit si dhe një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamer me 15-vjeçaren.
Ngjarja vjen pas reagimeve të shumta mbi dhunën seksuale dhe pas publikimit të rasteve të përdhunimit të vajzave të mitura në Kavajë dhe në Drenas të Kosovës. Ditën e djeshme në Tiranë, u mbajt dhe një marshim i heshtur për të adresuar fenomenin e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje viktimave të abuzimit të mos heshtin më dhe të denoncojnë abuzuesit e tyre. /k.j
Burimi: Balkanweb
Një grup minatorësh kanë dalë paraditen ditën e sotme në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit.
Punonjësit e mbështetur dhe nga sindikatat e tyre, kanë bërë me dije se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta. Ata i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
Sipas protestuesve, kjo shtresë ka 12 vite që kërkon që të miratohet “statusi i minatorit”, por ende qeveria nuk e ka marrë këtë vendim.
“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën minatorët.
Sipas tyre, kërkesat e njëpasnjëshme për miratimin e statusit vijojnë të bien në vesh të shurdhër pasi nuk është bërë ende asgjë në këtë drejtim.
Ata përpiluan gjithashtu një letër me kërkesat e mëposhtme:
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.