Në një lajm të Kohës Ditore thuhet, se “gratë intelektuale të Kosovës janë kundër përdorimit të simboleve fetare në jetën e mjediset publike e kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla”
Në një lajm të Kohës Ditore thuhet, se “gratë intelektuale të Kosovës janë kundër përdorimit të simboleve fetare në jetën e mjediset publike e kundër futjes së lëndëve fetare në shkolla”
Teksa e gjithë bota katolike gëzon zgjedhjen e Papa Françeskut, janë disa nëna që jo vetëm nuk janë të lumtura me këtë zgjedhje, por kanë vite e vite të tëra që kërkojnë të drejtën e tyre, teksa papa aktual, atëherë një arqipeshkëv i rëndësishëm i Argjentinës, qëndronte në heshtje përballë dramës së tyre
Bëhet fjalë për nënat e “Plaza de Mayo”, apo më saktë nënat e organizatës të krijuar nga prindërit e të gjithë të rinjve të cilët u rëmbyen, u burgosën, torturuan dhe u zhdukën mes viteve 1976 dhe 1983 gjatë kohës së diktaturës në Argjetinë, apo asaj që quhet “lufta e ndyrë”.
Gjithçka që ato kërkojnë edhe sot e kësaj dite është që t’u kthehen fëmijët, eshtrat e tyre.
Në një periudhë të caktuar historike, kur kishte ardhur në pushtet presidenti Raul Alfonsin, shteti për të mbyllur një kapitull shumë të herët të historisë u ofroi atyre dëmshpërblime financiare, pothuajse qesharake. Shumë prej tyre, të detyruara nga skamja ulën kokën dhe e pranuan ofertën, por shumë të tjera qëndruan të forta dhe që nga ajo kohë e deri më sot, mblidhen çdo javë në sheshin Placa de Mayo në Buenos Aires duke bërë një marshim që të ngjan me një procesion morti.
Problemi i tyre me Papën aktual ka të bëjë me faktin që ai heshti, edhe kur ndodhnin rrëmbimet dhe zhdukjet, por edhe më vonë kur ato u organizuan për të kërkuar të drejtat e tyre. Ky, në fakt, është dhe një kapitull i herët i papës aktual.
Koha për të cilën flasim dhe problemi në fjalë është lehtësisht i identifikueshëm për shqiptarët përmes një filmi Italian të titulluar “Marko në kërkim të nënës” të transmetuar në fillim të viteve 90-të në televizionin publik shqiptar.
Ky film serial televiziv i vitit 1990 (që në origjinal e ka titullin Nga Apeninet në Ande) i regjisorit Pino Passalacqua bazohet në një libër të Edmondo De Amicis që në fakt është një libër shumë i lexuar dhe në Shqipëri e që titullohet “Zemra”.
Libri ishte shkruar në shekullin 19-të, por regjisori i filmit e përshtati atë në vitet e diktaturës në Argjentinë.
Nëna e Markos ne film, është pikërisht një prej mijëra viktimave të zhdukura, për të cilët nënat e tyre akuzojnë papën aktual se ka heshtur…
/k.p./
Shekulli Online – Reshjet e shiut nuk kanë lënë pa prekur edhe Kuvendin e Kosovës. Gjatë ditës së sotme ka pasur vazhdimisht pika shiu në sallën e Kuvendit të Kosovës, kryesisht tek pjesa e ndarë për gazetarët.
Teksa e gjithë bota katolike gëzon zgjedhjen e Papa Françeskut, janë disa nëna që jo vetëm nuk janë të lumtura me këtë zgjedhje, por kanë vite e vite të tëra që kërkojnë të drejtën e tyre, teksa papa aktual, atëherë një arqipeshkëv i rëndësishëm i Argjentinës, qëndronte në heshtje përballë dramës së tyre
Janë hapur portat e HEC-eve Ulëz, Shkopet, Koman dhe Vaun e Dejës, duke rrezikuar që të përmbyten zona e Nënshkodrës, Lezha, Miloti dhe rrethinat përreth
Nga Hidrocentrali i Shkopetit derdhen 350 m³/sec, nga i Ulzës dhe i Vaut të Dejës derdhen 300 m³/sec ndërsa nga HEC-i i Komanit derdhen 500 m³/sec.
Një grua është ulur në një vaskë dhe po fërkon shpinën. Gjithçka normale. Por nëse sheh me kujdes, pranë vaskës gjendet edhe portreti i njeriut, të cilit i përket vaska: Adolf Hitler. Lee Miller bëri një banjë në banesën e diktatorit në Mynih, ditën kur ai kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin. Pikërisht më 30 prill 1945.
Fotoja u bë e famshme në mbarë botën dhe doli në shumë ekspozita.
E lindur në vitin 1907 në Nju Jork, Lee Miller ishte kërcimtare, modele dhe më pas reportere e luftës. Një koleg e quante një shpirt i lirë amerikan në trupin e një perëndeshe greke.
Por ajo nuk ishte një bionde budallaqe.
Ajo ka dokumentuar vuajtjet në kampet e përqendrimit të nazistëve. Pak orë pasi ishte në kampin e Dakaut, ajo bashkë me kolegun dhe të dashurin David Scherman shkoi në banesën e Hitlerit në Mynih.
Së fundmi është hapur një ekspozitë me fotografitë e vetë asaj. Në shumë portrete, ajo është nudo.
Biri i saj, Antony Penrose rrëfen një detaj të hidhur. Fotot nudo ia ka realizuar në të shumtën e rasteve babai i saj. Ai e detyronte që të zhvishej vazhdimisht përpara tij. Kur ishte e vogël, vetëm shtatë vjeç, ajo u përdhunua nga një i afërm.
Jeta e saj ka qenë një dramë derisa u bë 19 vjeç.
Lee Miller vdiq në vitin 1977, në moshën 70 vjeçare. Pas Luftës së Dytë Botërore jeta nuk kishte qenë shumë e lehtë për të. Ajo vuajti shumë nga depresionet.
Dita Botërore e Veshkës, fokusi ynë transplantet. Pritet që në fillim të muajit maj do të rifillojnë të bëhen transplantet në QSUT, por mjeket bejne thirrje qe te zgjerohet kategoria e dhuruesve
Albina Hoxha
14 Marsi është Dita Botërore e Veshkës. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete sensibilizimi. Fokusi është problematika kryesore që dëmton më dendur veshkën. Çdo vend ka moton e tij në këtë ditë. Janë një sërë sëmundjesh që godasin veshkën, të tilla janë: diabeti, hipertensioni, obeziteti etj. Motoja në Ditën Botërore të Veshkës në Shqipëri vitin e kaluar ishte “Kujdesuni për diabetin se kujdesini për veten”, kjo moto u vendos pasi numri i diabetikëve u rrit ndjeshëm. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë problemet me veshkën janë një problem social dhe ekonomik, është një re e zezë në të gjithë botën.
Po këtë vit cili do të jetë fokusi në këtë ditë?
Lidhur me këtë zhvilluam një bisedë me Shefin e Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT doktor Nestor Tereska. Sipas Treskës në qendër të vëmendjes duhet të jetë transplanti i veshkës. Madje ai shkon më tej duke sugjeruar si moto “Dhuroni veshkën shpëtoni një jetë”. Sërish sjell në vëmendje domosdoshmërinë e zgjerimit të grupit që mund të dhurojë veshkën pacientit në nevojë. Në Shqipëri ligji lejon vetëm familjarët që të dhurojnë veshkën të afërmit të tyre.
Prej kohësh janë ndërprerë transplantet në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, shkak është bërë mungesa e ekipit mjekësor. Kjo ka bërë që në listën e pritjes të shtohen shumë personaqë kanë nevojë për të kryer transplant. Është folur gjatë dhe gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes domosdoshmëria e bërjes së transplaneteve në QSUT, por nuk është bërë akoma e mundur që të rifillojnë transplantet.
Para pak ditësh kryeministri vendit deklaroi se do të bëhet e mundur të rifillojnë transplntet për një kohë shumë të shkurtër. Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar një fond të veçantë për transplantet, nuk bëhet e ditur shuma por është e mjaftueshme për të kryer 30 operacione gjatë këtij viti.
Doktor Tereska thotë se transplantet sipas parashikimeve të tij do të rifillojnë atz nga fillimi i majit. “Nefrologjia ka kërkuar disa aparatura të vogla mjekësore, ekipi po punon sistematikisht dhe në fillim të javës do të organizohet një mbledhje për të parë se deri ku ka vajtur puna dhe çfarë duhet plotësuar”, thotë Tereska.
Tereska na jep dhe një lajm tjetër të mirë. “Për herë të parë në po punojmë me forca të shumëfishuara, duke i tejkaluar mundësitë tonë për të qenë pjesë e Qendrës Ndërkombëtare për sëmundjet renale. Qendra e saj është në Bruksel. Vëzhgimet e tyre deri tani na thonë se po ecim në rrugën e duhur, jam shumë entuziast për këtë. Besoj se brenda muajit prill do të jemi pjesë e kësaj qendre të madhe. Kjo është një arritje e madhe për ne”.
Dita Botërore e Veshkës, fokusi ynë transplantet. Pritet që në fillim të muajit maj do të rifillojnë të bëhen transplantet në QSUT, por mjeket bejne thirrje qe te zgjerohet kategoria e dhuruesve
Pasi kercenoi se do t’u hiqet licenca operatoreve qe do ndermarrin ndonje hap te njeanshem per rritjen e cmimit te biletes se transportit urban, kryetari i Bashkise Lulezim Basha tha:
Aleanca Kunder Diskriminimit te LGBT dhe Pro LGBT pershendesin qendrimin e fundit te institucionit te Avokatit te Popullit ne lidhje me martesat brenda se njejtes gjini ne Shqiperi.
Papa Francesco i sapozgjedhur si kreu i 266 i Kishes Katolike ka qene nje nder kundershtaret me te flakte te martesave gej ne Argjentine por edhe kundershtar i perdorimit te kontraceptiveve.
I lindur ne Buenos Aires ne vitin 1936, Papa Francisko (Jorge Mario Bergoglio) nje katolik me origjine piemonteze eshte ngritur ne rangun e Kardinalit ne vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II.
Nje jezuit i perkushtuar ndaj njerezve me te varfer, ai ka kritikuar edhe Fondin Nderkombetar Monetar edhe politikat neoliberale.
Por ne boten e Amerikes Latine eshte i njohur sidomos per betejen e tij me Presidenten e Argjentines Cristina Fernandez de Kirchner kur kjo e fundit drejtonte fushaten per legalizimin e martesave gej dhe avancimin e te drejtave te LGBT. Bergoglio u shpreh atehere se martesat gej jane te paligjshme por fjalia me e rende ishte kur argumentoi se adoptimet e cifteve gej diskriminojne femijet. Kesaj akuze te fundit presidentja e Argjentines iu pergjigj me fjalet: “Ky eshte toni e nje njeriu mesjetar”.
Papa Francesco i sapozgjedhur si kreu i 266 i Kishes Katolike ka qene nje nder kundershtaret me te flakte te martesave gej ne Argjentine por edhe kundershtar i perdorimit te kontraceptiveve.
Me shume info dhe foto per ngjarjen mund te gjeni ne kete link:
http://www.giornalettismo.com/archives/826167/fumata-bianca-ce-il-nuovo-papa/
Avokati i Popullit, ndodhet në një vizitë zyrtare në Poloni, në konferencën ”Sfidat kryesore të Ombudsmanit në shekullin e XXI” organizuar nga Grupi i Vishegradit me Ombudsmanët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton DITA. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë ai eshte shprehur pro martesave gej ne Shqiperi dhe ka prekur edhe çështjen e nacionalizmit
Më të prekurit janë fëmijët, por nuk mungojnë rastet e të rriturve në Poliklinikën e Specialiteteve. Dr. Imelda Zeqo (ne foto) flet per Historia-ime.com
Nga Albina Hoxha
Në këtë periudhë kohore është vënë re shfaqja e variçelës ose siç njihet në gjuhën popullore lia.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.