Per te pare fotot e tjera dhe per te komentuar lexoni me shume ketu:
Per te pare fotot e tjera dhe per te komentuar lexoni me shume ketu:
Pavkovic dhe Sainovic po apelojnë pasi janë dënuar në vitin 2009 me 22 vite burgim secili për dëbim, vrasje dhe persekutim në baza politike, racore dhe fetare të shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999, raporton Balkan Insight (BI).
Sipas verdiktit të vitit 2009, Pavkovic “kishte për qëllim të dëbonte me forcë një pjesë të popullatës shqiptare në Kosovë dhe e ndante këtë synim me anëtarë të tjerë të veprimit të përbashkët kriminel”.
Të akuzuar për përfshirje në një veprim të përbashkët kriminel bashkë me Pavkovicin dhe Sainovicin ishin edhe lideri i Serbisë Slobodan Milosevic, ish shefi i shtabit të Trupave të Prishtinës në Armatës Jugosllave, Vladimir Lazarevic, ish ministri i mbrojtjes Sreten Lukic dhe ish gjenerali i Armatës Jugosllave, Dragoljub Ojdanic.
Mirepo Avokati mbrojtës i Pavkovicit tha, sipas BI se “shqiptarët u larguan nga Kosova por nuk ka provë se janë larguar me forcë”.
Sipas tij shqiptarët që u larguan nga Kosova, u arratisën sepse kishin frikë nga bombardimet e NATO-s, paramilitarët serbë, dhe nga lufta në përgjithësi, por ushtria jugosllave nuk kishte asnjë rol për t’i detyruar të largoheshin!
Sipas aktgjykimit të vitit 2009, si zëvëndës kryeministri jugosllav, Sainovic “kishte për qëllim të dëbonte me forcë popullatës shqiptare në Kosovë dhe të ndryshonte balancën etnike në Kosovë për të siguruar kontroll të vazhdueshëm nga Republika Federale e Jugosllavisë”.
“Nuk ka provë për përfshirjen e tij të drejtëpërdrejtë në një veprim të përbashkët kriminel”, tha avokati mbrojtës Toma Fila.
Artikullin e plote ne shqip mund ta lexoni ketu: http://www.balkaninsight.com/al/article/zyrtaret-serbe-bejne-thirrje-per-lirim-nga-akuzat-per-krime-lufte-ne-kosove
Pavkovic dhe Sainovic po apelojnë pasi janë dënuar në vitin 2009 me 22 vite burgim secili për dëbim, vrasje dhe persekutim në baza politike, racore dhe fetare të shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999, raporton Balkan Insight (BI).
Fatos Lubonja arrin në përfundimin se kjo është e vështirë
Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut mund të jetë një grua lezbike. Nju Jorku, një nga metropolet më të rëndësishme botërore, nuk është qeverisur kurrë më parë nga një grua.
Respublica.al
‘Albania, A New Mediterranean Love’ është një nga sloganët më të këqinj në botë. Klasifikimi vjen nga CNN, i cili rendit disa nga sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën.
Duket se nuk ka gjetur mbështetje mes vetë politikanëve të së djathtës ideja e kryeministrit për të ulur moshën e votimit në 16 vjec.
“Kosova nuk mund të jetë shtet sekular, as me statujën e Skënderbeut dhe Nënë Terezës në qendër të kryeqytetit të saj, e aq më pak me një katedrale gjigande, sepse janë mbi 90 për qind myslimanë, edhe ligji i Sheriatit është më i mirë se secili ligj tjetër”.
Kjo është qasja e Lëvizjes Islame “Bashkohu” e cila para pak ditësh është regjistruar si subjekt politik për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ajo thirret në mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve, por në të njëjtën kohë kritikon ashpër Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe Partinë e Drejtësisë, që do të thotë se jo të gjithë myslimanët janë në një vijë.
Themeluesi i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, nuk bën të nënçmohet, ndikimi i tij në këtë komunitet nuk është i vogël, vetëm nëse shikohet pjesëmarrja në protestat që ka organizuar për lejimin e shamisë dhe ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës, tregon se shumë lehtë mund ta kalojë pragun zgjedhor dhe të fitojë ulëse në Parlament. E aq më tepër në këtë degradim shtetëror, papunësi e varfëri të madhe, ku është i njohur fakti se ekstremi bashkëvepron fare lehtë me ekstremin tjetër.
Ndonëse ende nuk kanë shpalosur program politik në detaje, kërkesat dhe synimet e kësaj partie janë pak a shumë të njohura për opinionin.
Ai së pari ndihet mysliman dhe pastaj shqiptar, por thotë se është dëshmuar për atdhetarizëm më shumë se shumë të tjerë. Ai nuk e pranon Kushtetutën e Republikës së Kosovës si të tillë, e cila e definon Kosovën si shtet laik. Duke u thirrur në emër të mbi 96 për qind të kosovarëve, Fuad Ramiqi, nuk pajtohet që në qendër të Prishtinës të kemi statujat e një Skënderbeu, Nënë Tereze edhe Katedrale.
“Po të çojmë panorama me këto monumente ne dukemi të jemi vend i krishterë”, kështu pati deklaruar në një intervistë vitin e kaluar teksa po bisedonim për Lëvizjen “Bashkohu”, qasjen e tij mbi politikën, fenë dhe gjendjen në të cilën ndodhet sot Kosova.
Përreth një orë bashkëbisedim, ka shpalosur shumëçka rreth idesë së tij se si do të duhej të ishte Kosova, ai e pranon se ligji i Sheriatit është më i mirë se të gjitha ligjet tjera, por thotë se nuk mund ta bindë askënd derisa njerëzit nuk binden vetë për një gjë të tillë.
Disa muaj më parë pati thënë se kjo Lëvizje nuk është parti politike dukë bërë me dije se do të punojë në rrafshin horizontal kundër atyre që ia duan të keqen myslimanëve, por në momentin e caktuar ka bërë me dije se do të jenë të gatshëm që të marrin përgjegjësi për të udhëhequr edhe në aspektin politik.
Irritimi i tij dhe i lëvizjes “Bashkohu”, kur nënçmohet Sheriati, është parë edhe me reagimet me protesta kundër presidentes Jahjaga, e cila ka folur për përparësitë e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe prapambeturinë e ligjit të Sheriatit. Ramiqi ka treguar haptazi se qëllimi i tyre është liria autentike e imazhit dhe e kulturës islame në përputhje me përbërjen e popullatës që është në Kosovë edhe reflektimi i islamit, pa lejuar interferencat e jashtme. Ramiq nuk e kupton pse duhet bashkësia ndërkombëtare të përzihet në çështjet fetare, bile pyet: “Pse ndërkombëtarët mund të jenë aleatë me arabët kurse ne jo, ky është diskriminim?”
Pra automatikisht na vjen në shprehje një Lëvizje e cila shfaq haptazi kundërshtimet e saj ndaj qasjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj saj dhe politikave shtetërore bashkë me definimet kushtetuese, lëvizja Islame “Bashkohu” e cila u regjistrua zyrtarisht edhe si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka synime për të cilat deri më tash nuk kanë qenë në agjendë të partive të tjera politike.
Ato të cilat është menduar se mund t’i arrijnë deri më tash përmes protestave, kanë zgjedhur që t’i shfrytëzojnë rrugët institucionale me synimin që të kenë ulëse në Parlamentin e Kosovës. Lista e kërkesave pos atyre tashmë të njohura do të jetë shumë më e gjatë.
Kanë arritur që të kenë një copë tokë për ndërtimin e xhamisë në oborrin e PTK-së, edhe pse nuk janë shumë të kënaqur me lokacionin, sepse e kanë kërkuar të jetë afër katedrales në qendër të Prishtinës, nuk do të heqin dorë nga kërkesa për lejimin e mbulesës nëpër shkolla… por ka edhe shumë pakënaqësi të tjera që ka shfaqur kjo lëvizje. Për shembull, Ramiq kritikon personazhet historikë të krishterë nëpër libra, dhe konsideron se po shtrembërohet historia, ai bile është kundër festës së Halloween-it, sipas të cilit, po u imponohet fëmijëve nëpër çerdhe.
Ai tenton që të marrë imazhin e prijësit të myslimanëve, sipas të cilit po iu shkelen me të madhe të drejtat në Kosovë, duke kritikuar të tjerët që thirren po ashtu në rregullimin e çështjeve fetare në vend.
Deri më tash Lëvizja “Bashkohu” është thirrur se po mbron të drejtat dhe liritë fetare të myslimanëve në Kosovë, tash e tutje përmes partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme nuk ka dhënë ende detaje se cili është programi i kësaj partie, pos kërkesat që tashmë janë të njohura. Ramiqi dhe mbështetësit e tij janë të njohur për qasjen më kontraverse, i cili nuk kursen as zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) t’i quajë shërbëtorë të pushtetit për interesa personale. Kurse kritikon ashpër Partinë e Drejtësisë, sipas të cilit, kanë gënjyer myslimanët vetëm për t’ua marrë vota dhe sot, sipas tij, ata janë duke abuzuar për pushtet.
Ndonëse vetë ai ka qenë njëri nga themeluesit e kësaj partie, bashkë me Ferid Aganin, të cilin sot ashpër e kritikon. Angazhimi i tij politik nuk ka filluar me Partinë e Drejtësisë, ai ka qenë edhe aktivist i LDK-së. Me një të kaluar e cila nuk ka pasur shumë të bëjë me çështje fetare, ai ka punuar si oficer në ish-“Armatën Jugosllave” në Kroaci dhe në Bosnje, ka shërbyer edhe në luftën e Bosnjës si oficer, më pas pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u larguar nga skena politike i pakënaqur me rrjedhat e Partisë së Drejtësisë. I gjetur në anijen e sulmuar nga forcat Izraelite, tek po çonte ndihma në Gaza, ka shfaqur dyshimet për lidhjet e tij me grupe të ndryshme islamiste.
Derisa të tjetër kundërshtojnë shkollat selefi dhe vehabizmin, Ramiqi mendon se është e drejtë e secilit të vendosë të jetë i tillë. “Shkolla jonë është hanefi edhe unë jam vetë hanefi, por nëse në perëndim ekzistojnë dhe selefi edhe vehabi, pse edhe në Kosovë dikush të mos ketë të drejtë të jetë selefi. Nuk ka rrezik absolut prej askujt nëse i jepet liria dhe e drejta e tij ta gëzojë dhe bindjen e tij fetare… perëndimi guxon të jetë aleat me arabë kurse unë s’guxoj, ky është diskriminim”, pati deklaruara gjatë intervistës Ramiqi.
Qasja e tij fetare nuk tenton të fshihet, ai ka një taktikë për ta ndërruar qeverinë, thotë se së pari duhet ndërruar mentalitetin e popullit dhe më pas ai të mos e zgjedhë këtë qeveri të pistë. Sikurse Ramiqi edhe shumë të tjerë pajtohen se Kosova është në gjendje të rëndë, ky realitet politik është ambient perfekt për lëvizje të tilla, e cila në këtë rast përfaqëson komunitet fetar, i cili nuk është për të mos u marrë seriozisht në Kosovë.
Partitë politike mund të mos e marrin seriozisht Lëvizjen “Bashkohu”, nëse asgjë më tepër, të llogarisin se rreth 30 mijë veta gjatë vitit janë potencialë për t’u futur në tregun e punës, të cilët mbesin të pashpresë nga kjo qeverisje, e nëse vetëm një përqindje e vogël e tyre e voton këtë parti, fare lehtë do të futen në Kuvend.
Nga Kristi Pinderi
Deklarata e kryeministrit për uljen e moshës së votimit në atë mënyrë që t’u japë mundësi edhe 16-17 vjecarëve që të votojnë, nuk është aspak një ide e keqe, por “është kot”, në kuptimin që qartazi nuk ka asnjë argumentim pse po iniciohet pikërisht tani si debat e jo më parë.
Fotoja ilustruese eshte marre nga faqja me e madhe per LGBT ne Bruksel gayworld.be
Drejtoresha e Qendrës për Popullsinë dhe Zhvillimin, Elona Gjebrea, e konsideroi deklaratën e djeshme të kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, në kundërshtim të hapur me të drejtat e grave.
Me poshte mund te lexoni kryeartikullin e gazetes SHQIP
Cfare tha dje Spahiu?
Sipas Spahiut, lidhja brenda gjinisë po cenon institucionin e familjes, duke e quajtur atë imoralitet dhe perversitet. “Kur ne themi “Të mbrojmë familjen” nuk kemi parasysh familjen patriarkale, por një familje të shëndoshë, me të drejta e detyrime të barabarta midis anëtarëve e ku të jetë ashtu siç e ka dhëne Zoti: mashkulli, -mashkull dhe femra, -femër.
Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të Historia Ime (historiaime.al) në një intervistë ku flet për herë të parë mbi disa çështje konkrete të të drejtave të njeriut
Cfarë mendon z. Arvizu për të drejtat e komunitetit LGBT?
Si i shikon ai përpjekjet e lëvizjes për të drejtat e gruas?
Cfarë mendon për lirinë e medias dhe të drejtën e aksesit në informacion?
Cfarë mendon për mënyrën si trajtohen të moshuarit në Shqipëri, fëmijët dhe grupet më të marxhinalizuara?
Ai flet për abortet selektive dhe për dhunën ndaj grave. Ambasadori i përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër të rëndësishme: a pengojnë aksesin në drejtësi tarifat e larta të gjykatave dhe si është zgjidhur ky problem në SHBA?
Por mbi të gjitha cila është historia e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë? “Me sfida frikësuese dhe me një shpresë të fortë për përparimin”, përgjigjet dhe shton: “Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është se nuk ka mbaruar akoma”…
Lexoni të plotë intervistën ekskluzive të z. Arvizu dhënë portalit historiaime.al
Intervistoi Kristi Pinderi
Z. Ambasador, është vërtet nder për ne t’ju kemi këtu në këtë intervistë ekskluzive për Historia Ime, e cila në gjuhën tuaj do të thotë “My story.” Tashmë ju keni historinë tuaj në këtë vend. Si do ta përshkruanit me pak fjalë?
Historia ime në Shqipëri është e mbushur me miq të shkëlqyer, sfida frikësuese dhe me një shpresë të fortë për përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë. Kam pasur nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara një prej aleateve më mbështetëse. I vlerësoj mundësitë që kam pasur për të ndihmuar në promovimin e demokracisë në këtë vend. Pjesa më e bukur e historisë sime në Shqipëri është se nuk ka mbaruar akoma!
Historia Ime mbulon një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat e komunitetit LGBT, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e të moshuarve, etj. Çfarë komentesh keni në lidhje me lëvizjen për të drejtat e njeriut në përgjithësi në Shqipëri?
Kam marrë kurajë nga pjesa më e madhe e përparimit që kam parë që kur kam ardhur në Shqipëri. Si shoqëria civile ashtu edhe qeveria kanë bërë përparim në luftën kundër dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore dhe në mbrojtjen e disa grupeve të prekshme si komuniteti LGBT.
Vitin e kaluar pamë disa nga aktivitetet e para publike nga komuniteti LGBT dhe ishte inkurajuese të shihje mbështetjen e dhënë nga institucionet shtetërore, si policia dhe zyrtarët vendorë në mbështetje të këtyre grupeve. Kjo nuk do të thotë se përpjekjet tona kanë mbaruar me kaq – ka akoma fusha ku duhet të shikojmë përparim të mëtejshëm. Dhuna në familje është fatkeqësi që prek shumë vende dhe disa grupe të prekshme si romët e shumë pakica të tjera etnike akoma ndjehen shumë të dobët.
U dekurajova shumë kur lexova raportet e fundit nga studimet e OKB-së dhe Vizionit Botëror në lidhje me çekuilibrin gjinor në lindje. Abortet me qëllim seleksionimin gjinor në favor të fëmijëve djem janë një praktikë e tmerrshme, diçka që duhet t’i tronditë të gjithë shqiptarët. I bëj jehonë shqetësimit të shprehur nga Drejtoresha e Maternitetit Rubena Moisiu në intervistën e saj më të fundit: çekuilibri gjinor në afate të gjata mund të shkatërrojë ekuilibrin social të Shqipërisë, paqen, ekonominë dhe përbën një sulm për gratë. Ka akoma shumë punë për të bërë, por mendoj se përparimi në disa drejtime më bën të jem optimist se mjedisi i përgjithshëm për të drejtat e njeriut mund të përmirësohet kur shoqëria civile dhe qeveria punojnë së bashku.
Ju keni njohuri konkrete të realitetit shqiptar. Sipas mendimit tuaj, cilat mund të jenë sfidat më të vështira për shoqërinë tonë në përpjekjet e saj për të çuar përpara respektimin e të drejtave të njeriut?
Shoqëria ka nevojë për dy elemente thelbësore për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut: duhet të ketë vizionin për të parë të drejtat e njeriut si përparësi dhe duhet të ketë një mekanizëm për të mbrojtur individët. Qeveria nuk mund të vendosë përparësi në kundërshtim me popullin që ajo qeveris.
Nëse populli shqiptar nuk punon për të mbrojtur pakicat, nëse familjet nuk përpiqen të mbrojnë gratë dhe fëmijët, do të ishte joreale të mendohej se qeveria do të hynte e të vepronte në emër të tyre. Shqiptarët kanë emër të mirë për mikpritjen dhe mirësinë e tyre. Kur këto cilësi të drejtohen drejt komuniteteve dhe vendit të tyre, potenciali për ndryshim do të jetë tejet i madh. Kjo është arsyeja pse e ndërmora nismën ACT Now! (Vepro Tani): ajo është përpjekje për të bërë njerëzit të veprojnë mbi bazat e vlerave të komunitetit të tyre; të punojnë me udhëheqësit e zgjedhur; dhe të përmirësojnë komunitetet e tyre, përfshirë edhe fushën e të drejtave të njeriut.
Elementi i dytë, mekanizmi për mbrojtjen, gjendet në një sistem gjyqësor transparent dhe të drejtë. Viktimat duhet të kenë besimin se mund të shkojnë në gjykata, të besojnë se ligji do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe se ato do të mbrohen në përputhje me rrethanat. Nëse njerëzit nuk kanë besim në transparencën e gjykatave të tyre, ata përherë do të jenë objekte të abuzimit pa pasur mbrojtje.
Një pyetje që na shqetëson ne në Historia Ime dhe mua personalisht: Shqipëria ishte në vendin e 96-të në Indeksin e Shtypit të Reporterëve pa Kufij, renditja më e dobët në rajon. Sipas mendimit tuaj, cilat janë çështjet kryesore në lidhje me lirinë e të shprehurit dhe mundësinë për të marrë informacion në Shqipëri, dhe çfarë mendoni ju duhet bërë për t’i kapërcyer këto sfida?
Nuk besoj se njerëzit në Shqipëri janë të kufizuar në lidhje me ato që mund të shprehin. Kam parë e dëgjuar të gjitha llojet e kritikave dhe sulmeve personale të imagjinueshme lëshuar kundër drejtuesve të të gjitha bindjeve politike. Besoj se sfida më e madhe është fakti se zërat e paanshëm të arsyes nuk kanë hapësira për t’u shprehur. Ka shumë etje këtu për raportim të paanshëm. Njerëzit kanë nevojë të dinë se gazeta që po lexojnë apo lajmet në televizionin që po ndjekin nuk financohen nga një biznesmen i caktuar apo parti politike me program përdorimin e medias si mjet për të shitur ide të caktuara. Kjo gjë nuk mund të zgjidhet vetëm nga qeveria apo politika. Besoj se në më të shumtën e rasteve informacioni ekziston, por njerëzit duhet ta kërkojnë dhe duhet të jenë të gatshëm të paguajnë një çmim për të.
Presidenti Barak Obama është presidenti i parë i SHBA-së që përmendi fjalën “homoseksual” në fjalimin e tij të dytë të marrjes së detyrës javën e kaluar në Uashington DC. Si do të ndryshojë situata e grupit LGBT në botë gjatë katër viteve të ardhshme nga administrata e presidentit Obama? Si do të ndikojë politika e tij për liritë e grupit LGBT në Shqipëri gjithashtu?
Është e pamundur të parashikosh të ardhmen, por politika e presidentit Obama në lidhje me të drejtat e grupit LGBT ka qenë shumë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë: të drejtat e grupit LGBT janë të drejta të qenieve njerëzore. Katër vitet e fundit kanë sjellë shtim të pranimit dhe mbrojtjes së personave LGBT në Shtetet e Bashkuara. Besoj se kjo prirje do të vazhdojë.
Në kuadrin global, përpjekjet tona për të mbrojtur komunitetet LGBT nga abuzimi dhe për të nxitur të drejtat e njeriut kanë pasur ndikim të ndjeshëm, edhe këtu në Shqipëri. Komuniteti LGBT në Shqipëri përballet me një sfidë të veçantë: ligjet kundër diskriminimit janë të mirëshkruara dhe më së shumti ka pasur mbështetje pozitive nga qeveria për komunitetin LGBT.
Ne i përgëzojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të nxitur të drejtat e njeriut në lidhje me komunitetin LGBT. Kryeministri Berisha ka folur hapur në disa raste në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT për të ushtruar lirinë e të shprehurit, për të demonstruar, për të jetuar pa frikë abuzimi apo diskriminimi. Megjithatë, shoqëria është ende shumë armiqësore ndaj personave LGBT. Beteja këtu nuk është politike sa ç’është sociale.
Unë besoj se ndryshimi në Shqipëri do të vijë kur familjet dhe miqtë të jenë në gjendje të lidhin termin ‘LGBT’ me fytyra të njohura. Gjithmonë habitem me mënyrën se si ndryshojnë përshtypjet e njerëzve në lidhje me personat LGBT kur kanë mundësinë t’i njohin ata, kur zbulojnë se një shok apo shoqe e afërt është homoseksual/e ose kur punojnë me ta. Individët LGBT në Shqipëri janë ambasadorët më të mirë të vetes së tyre. Ajo që ne kërkojmë janë thjesht mënyra se si mund t’i mbështesim ata dhe mesazhin e tyre të tolerancës.
Një prej grupeve më të lëna mënjanë dhe ndoshta më të harruar janë të moshuarit. Mos ndoshta mungesa e kujdesit ndaj tyre do të thotë mungesë demokracie në vendin tonë?
Nuk e di nëse do ta karakterizoja si mungesë demokracie. Kujdesi për të moshuarit shikohet ndryshe nga kultura të ndryshme. Kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës sime në Azinë Lindore ku detyrimet familjare për t’u kujdesur për prindërit e moshuar janë të mirëpërcaktuara e shumë të veçanta. Në Shtetet e Bashkuara ne e shikojmë ndryshe kujdesin për të moshuarit.
Në vendin tonë pavarësia dhe privatësia vlerësohen shumë dhe kemi komunitetet që ndihmojnë shumë të moshuar të jetojnë më vete për sa më gjatë të jetë e mundur. Kujdesi për çdo segment të prekshëm të popullsisë është përgjegjësi e përbashkët mes qeverisë dhe shtetasve. Qeveria ofron rrjete për sigurime shoqërore si kujdes mjekësor të përballueshëm dhe strehim sipas mundësive që kanë, por qytetarët gjithashtu kanë përgjegjësi të kujdesen për të moshuarit. Nuk e di nëse kjo është domosdoshmërisht pjesë e demokracisë më shumë se sa pjesë e ndërtimit të një shoqërie të njerëzishme.
Disa aktivistë vendorë, si avokatët e Res Publica, organizatë juristësh vullnetarë, si edhe BE-ja, kanë qenë të shqetësuar kohët e fundit sepse shumë grupe ose individë të lënë mënjanë nuk janë në gjendje të ndjekin çështjet e tyre në gjykatë për shkak të tarifave të larta. Ata mund të jenë pjesë e qindra e mijëra shqiptarëve që jetojnë nën (kufirin e varfërisë), gjë që do të thotë se kjo nuk është thjesht çështje administrative, por çështje e vërtetë e të drejtave të njeriut. Si mund ta shqyrtojmë këtë çështje?
Mundësia për të pasur drejtësi është një nga tullat e para në ndërtimin e funksionimin e demokracisë. Gjyqësori, më shumë se çdo institucion tjetër në qeveri, mbron të drejtat e pakicave dhe popullsisë së prekshme. Kuptohet që gjykata ka të drejtë të vendosë tarifa. Në Shtetet e Bashkuara ne kemi shumë gjykata dhe thuajse të gjitha kërkojnë një lloj tarife për të bërë padi. Megjithatë, kemi mekanizma që lejojnë gjykatën të heqë tarifën në raste kur pala nuk është në gjendje të paguajë. Është përjashtim i rëndësishëm që mundëson të gjithë qytetarët të kenë të drejta të barabartë për të përdorur sistemin gjyqësor.
Aktivistët e të drejtave të grave po nxisin për dënim maksimal për ata që kryejnë krime kundër grave dhe kundër kujtdo që dhunon gratë. Kjo vjen si pasojë e rasteve alarmuese të dhunës kundër grave. Cili mund të ishte mesazhi juaj për këtë situatë?
Dhuna me baza gjinore është tejet e përhapur dhe e vështirë për t’u luftuar sepse shpesh ndodh në shtëpi dhe pas dyerve të mbyllura.
Shqipëria ka ligje për të dënuar dhunën në familje dhe mendoj se ka pasur përparim të mirë në këtë front. Parlamenti dhe shoqëria civile kanë bashkëpunuar në këtë çështje në të kaluarën dhe mendoj se kemi parë rezultate pozitive.
Autorët e dhunës në familje duhet t’i nënshtrohen dënimit të ligjshëm. Kjo nuk mund të ndodhë nëse ligjet nuk zbatohen. Mendoj se ka pasur përparim por mund të bëhet akoma më shumë.
Mendoj se mund t’i përmirësojmë mekanizmat që inkurajojnë gratë të dalin hapur e të paraqesin ankesa te autoritetet. E dimë se viktimat shpesh ndjehen më mirë kur përballen me oficere femra në polici, dhe i përgëzoj përpjekjet brenda Ministrisë së Brendshme për diversifikimin e forcave të policisë. Ka disa streha të shkëlqyera që ofrojnë vend të sigurt për gratë e abuzuara, por nuk ka aq sa duhen për t’i shërbyer gjithë popullsisë dhe shpesh ato që janë kanë mungesë fondesh.
Fatmirësisht shoqëria po bëhet më e ndërgjegjshme ndaj dhunës në familje sepse gjithmonë e më shumë njerëz flasin për të. Ka debate televizive në lidhje me këtë temë, seminare kushtuar saj si edhe marshime publike. Fushatat ndërgjegjësuese të përqendruara si te viktimat edhe te autorët e krimeve mund të ndihmojnë në shmangien e abuzimit dhe në edukimin e abuzuesve në lidhje me burimet ekzistuese në ndihmë të tyre. Duhet të përqendrohemi jo vetëm te dënimi por edhe te mbrojtja e parandalimi.
Mendoni se kemi një lëvizje të vërtetë feministe?
Nuk mendoj se mund ta përkufizojë një ambasador i huaj këtë gjë për Shqipërinë. Mendoj se ka gra që janë të angazhuara në mënyrë aktive në nxitjen e barazisë gjinore. Mendoj se ka disa burra që janë të angazhuar në mënyrë aktive në nxitjen e barazisë gjinore gjithashtu. Lëvizjet feministe marrin pamje të ndryshme në varësi të kohës kur dhe vendit ku ndodhin. Nëse më pyesni në mendoj se gratë në Shqipëri po kërkojnë më shumë trajtim të barabartë, përfaqësim më të mirë në qeveri dhe më shumë role drejtimi në biznes dhe shoqëri, do të thosha në përgjithësi: “Po.” Mendoj se kjo është gjë shumë pozitive.
Po vijmë në fund, me pyetjen e fundit, tre organizata LGBT në Shqipëri kanë njoftuar se do të organizojnë gjatë shtatorit të vitit 2013 Marshin e Parë të Krenarisë së Homoseksualëve në Tiranë. A do të merrni pjesë nëse ju ftojmë, si mbështetje simbolike dhe konkrete për lëvizjen e grupit LGBT në Shqipëri? A është e mundur një gjë e tillë për një ambasador të SHBA-së sot?
Shumë ambasadorë të SHBA-së kanë marshuar në Parada Homoseksualësh anekënd botës. E mbështesim me krenari komunitetin LGBT në Shqipëri dhe mendoj se mund të shikoni disa prej nesh në Marshin e Paradës së Homoseksualëve në Tiranë!
Falemnderit
Falemnderit juve!
This is an exclusive interview with Mr. Alexander Arvizu, the Ambassador of USA in Albania. He answers questions of historiaime.al regarding LGBT rights, women rights, children’s rights, freedom of media and he talks about the challenges that Albania should and is facing while he reveals how his own story with the country and its people has been…
Interviewed by Kristi Pinderi
Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të Historia Ime (historiaime.al) në një intervistë ku flet për herë të parë mbi disa çështje konkrete të të drejtave të njeriut
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.