Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 19 Dhjetor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 19 Dhjetor 2012
I nderuar Kryeminister i Shqiperise,
I nderuar kryetar i Partise Socialiste,
Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT jane dy organizata qe luftojne per te drejtat e LGBT. Kemi tentuar vazhdimisht te kemi komunikim efikas qofte ne nivel institucional, qofte ne menyra nga me te ndryshmet informale.
Na intereson, zoterinj, te flasim, te komunikojme me ju edhe te debatojme duke besuar se jeni te afte te mos keni asnje kompleks ne kete komunikim.
Fundjaven e kaluar nje grupim i mireorganizuar ka dhunuar, shkaterruar dhe perdhosur skenen e nje ambienti publik ne Prishtine ku do promovohej nje numer reviste qe flet per seksualitetin ne kendveshtrimin edukativ, politik madje dhe jo thjesht erotik.
A e dini qe qindra radikale, islamiste kane shkuar ne qender te Prishtines dhe pasi kane dhunuar te drejtat e njeriut kane predikuar ne emer te Allahut? E me pas kane sulmuar edhe te rinj e te reja mu ne qender te Prishtines?
Nese nuk e dini, po jua tregojme! Por na intereson qe ju te dilni nga konteksti i axhendes se ngushte here populiste, here thjesht elektorale e te mbroni realisht te drejtat e njeriut, ashtu sic thoni sa here keni mundesi se vertet i mbroni e se vertet besoni ne to!
Zoterinj,
A eshte ky imazhi qe ju enderroni per shqiptaret? Vizitoni Kosoven sa here besoni se ia vlen! Por a mund te komunikoni me institucionet, politikanet e nderkombetaret atje dhe tu shpjegoni se shkeljet5 e te drejtave te njeriut ju dhe cdo shqiptar qe ju merrni persiper te perfaqesonbi, nuk i pranojne dot?
A mund ta beni kete gje publikisht?
Shikojeni mire kete video me poshte dhe ju lutemi, a mund te mendoni pas kesaj per integrimin e perbvashket europian pa marre masa per keto aksione fondamentaliste?
Zoti Rama?
A ka mundesi te ngriheni ne nivelin racional te nje njeriu (kryeministri ne hije) qe nuk toleron dot asnje shkelje te te drejtave te njeriut, e ta beni kete, per hir te parimeve te majta, njehere e pergjithmone publikisht? Per situaten tone ketu ne Shqiperi, por mbi te gjitha te shfrytezoni kanalet tuaja te komunikimit per te bindur koleget tuaj te bejne te njejten gje ne Kosove?
Shikojeni, ju lutemi edhe njehere kete video!!!
Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT
Pro LGBT
Historia Ime dhe mbeshtetesit e saj jo detyrimisht ndajne te njejtin qendrim me opinionin me poshte. Autori eshte aktivist politik. Ai eshte nje prej te mbijetuarve te tragjedise se Gerdecit.
Shqiptarët sot janë më të varfer, më të papunë, më të pasigurt për jetën dhe për të ardhmen e tyre ndërsa kryeministri sot mund të përshkruhet me një nga thëniet e kryeministrit të parë të shtetit Shqiptar Ismail Qemali “Armiku i popullit të tij nuk mund të jetë kurrë mik i popullit tonë apo i ndonjë populli tjetër…”. Unë besoj që Sali Berisha është armiku i popullit tonë për dy arsye: E para është krijimi i firmave të famshme piramidale që shkaktuan 97” tronditëse për një popull që sapo kishte mësuar të ecte. E dyta është dështimi që pati kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Slogani ishte “me duar të pastra” por duart shumë shpejt u bënë duar të lyera me gjak të pafajshmish.
Sali Berisha pretendon se është rasti i të vërtetës dhe se Shqiptarët duhet të besojnë atë. Edhe për një moment të gjithë ne e besuam, por nuk e besuan ata, ndërkombetarët. Na refuzuan duke na përplasur në surrat dyert e tyre. Duke na thënë jeni ngelesa, nuk pranojmë presionin, duhen rezultate. Por kryeministri plak dhe i rrjedhur vazhdoi dhe më tej duke thënë që opozita e ka fajin, që nuk e morëm statusin, ata janë fajtorët e vërtetë. Natyrisht që opozita e mori koston duke mos dhënë votën siç e dha për amnistin e duke mos e dhënë për miratimin e tre ligjeve. Dua të shkojë përtej këtij naiviteti që e beson vetëm Grida, Mesila, e pse jo edhe Jozefina.
Shqipëria nuk e mori statusin sepse nuk ka shkolla, nuk ka universitete, ka familje që sot vdesin për bukën e gojës, nuk ka spitale, nuk ka administratë që të jetë në shërbim të popullit por ka administratë që është në shërbim të xhepit të saj madje dhe të djalit të kryeministrit. Shqipëria nuk e mori statusin sepse dhuna ndaj gruas sot është më e përhapur se kurrë. Shqipëria nuk e mori statusin sepse sot ka familje që vdesin për bukën e gojës dhe për këtë mjafton të shkojmë në qytetin e vogël të Gramshit, ku sot e tre muaj më parë invalidët nuk kanë marrë asistencën që ju takon. Shqipëria nuk e mori statusin sepse sot nuk ka spitale, madje dhe në rastin që ka spitale ku duhet të shërohesh ti sëmuresh, edhe risjell në kujtesën tonë sëmundjen me SIDA që morën tre të fëmijë në spitale. Shqipëria nuk e mori statusin sepse ka gjakëmarrje dhe një qeverisje inekzistente ndaj këtij fenomeni.
Shqipëria nuk e mori statusin sepse nuk ka gjykata ku fajtori të marri dënimin e merituar e jo të ndodhë e kundërta kur viktima shpallet i fajshëm e krimineli i pafajshëm. Nuk na e dhanë statusin sepse siguria e jetës nuk ekziston për këtë mjafton të shohim rubrikën Shqipëria tjetër ku njerëzit pak metra larg Tiranës organizohen me armë në krahë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga frika se mos banditët shkojnë dhe i vënë flakën. Fundi ishte i dhimbshëm për të gjithë ne popullin e thjesht opozitar apo mazhoritarë, sepse humbëm ne e jo ju të dashur politikanë. Por fundi i fundit po vjen dhe ajo është përmbysja e këtij sistemi postkomunist që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shkaktuar dhimbje ndaj këtij kombi. Fundi po vjen dhe ai është i lumtur për Shqiptaret pasi dhe rrethe 6 muaj dhe ne do përmbysim komunistin e fundit në Ballkan.
Bota nuk do përmbyset më 21 dhjetor e shkaku është që Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat. Kjo është e vetmja arsye pse unë besojë që bota nuk do shembet pasi kjo botë nuk mund të shembet pa dënuar krimet e komunistit të fundit të ballkanit që është në pushtet.
Nga Geraldo Durda
“Për të ngritur në këmbë gjithë shqiptarët, mjafton të përdorësh fjalën homoseksual pas cdo problemi”. Kështu thumbojnë me mënyrën e tyre, në edicionin e sotëm në Youtube Fatma dhe Aulona për programin e përnatshëm, THUMB.
Mund të ketë komente për këtë video?
Aty jeta nuk është e lehtë. Thuajse gjysma e vitit shkon në të ftohtë e në dëborë. Megjithatë për Flamur Nokën, ministrin tonë të Brendshëm, në ato fshatra ka një vërshim banorësh.
Këto gra të gjora, të fotografuara këto ditë nga agjencia Reuters në Kukës, tregojnë qartë se sa e vështirë është jeta për to. Njëra prej tyre mban në shpinë ushqim për bagëtitë, kurse tjetra udhëton e vetme mes bardhësisë vrasëse. Dhe ta mendosh për një moment se këto foto nuk janë realizuar në lartësitë e Topojanit, ku Flamuri shton banorët sipas dëshirës.
Rrallë sheh njerëz në këtë kohë aty.
Jeta është e vështirë, kurse ato janë thjesht vota për Flamurin. Që për ters ua ka bërë edhe burrat shumë ‘punëtorë’, por në krevat./TemA/
FOTO LAJM – Mungesa e rendit në disa fshatra të Shën Gjergjit vetëm pak kilometra nga Tirana dhe sulmet e vazhdueshme të bandave të armatosura kanë detyruar banorët e tyre te organizojne vete mbrojtjen e shtepive te tyre.
The Prime Minister of the Republic of Kosovo condemned the Friday evening attacks of several extremist groups against the launch of the last issue of the Kosovo 2.0 magazine, “for endangering public order and the rights to free speech and free movement, and the freedom of the media”.
Prishtinë, 18 dhjetor 2012
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës dënon sulmet e disa grupeve ekstremiste në mbrëmjen e së premtes në lansimin e publikimit të gazetës Kosovo 2.0, e që kanë rrezikuar rendin publik dhe të drejtat e shprehjes dhe lëvizjes së lirë dhe lirive të mediave.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 18 Dhjetor 2012
Center for Social Emancipation (QESh) and Libertas strongly condemns the attack that occurred last night, Sunday 16th December, on our office, a safe space for the Lesbian Gay Bisexual and Transgender community (LGBT).
Dy organizata qe punojne per mbrojtjen e te drejtave te LGBT ne Kosove, QESh dhe Libertas, te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders kane reaguar sot ne nje njoftim per shtyp ku sqarojne me detaje sulmin e dhunshem ndaj aktivisteve ne Kosove. Kjo eshte nder te parat here keto vitet e fundit qe aktivistet per mbrojtjen e LGBT ne Kosove dalin publikisht me nje reagim.
Evakuimi i më shumë se 200,000 punëtorëve migrantë nga Libia në 2011 e fokusoi vëmendjen e botës tek gjendja e vështirë e dhjetëra mijë punëtorëve migrantë nga vende të varfra apo vende në zhvillim të cilë u gjendën në mes trazirash politike pa mjete financiare, punë, dokumenta apo mjete te tjera për t’u kthyer tek familjet e tyre.
Keshtu thuhet sot ne nje njoftim per shtyp nga IOM, Organizata Nderkombetare e Migranteve.
Ishujt e mendjes racionale dhe mbrojtësit e sekularizmit kushtetues duhet te bashkëpunojnë në një arkipelag të rezistencës kundër ekstremizmit, pavarësisht bindjeve partiake, mospajtimeve politike apo divergjencave tjera që mund t’i kemi
Nga Petrit Selimi
Tashmë e dini rrëfimin. Një revistë kosovare Kosovo 2.0 e cila del çdo 3-4 muaj ka paralajmëruar se do t’ia dedikojë numrin vijues çështjes së seksit dhe sensualitetit.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 17 Dhjetor 2012
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.