Jeta e veshtire ne malet shqiptare… (FOTO)
Aty jeta nuk është e lehtë. Thuajse gjysma e vitit shkon në të ftohtë e në dëborë. Megjithatë për Flamur Nokën, ministrin tonë të Brendshëm, në ato fshatra ka një vërshim banorësh.
Këto gra të gjora, të fotografuara këto ditë nga agjencia Reuters në Kukës, tregojnë qartë se sa e vështirë është jeta për to. Njëra prej tyre mban në shpinë ushqim për bagëtitë, kurse tjetra udhëton e vetme mes bardhësisë vrasëse. Dhe ta mendosh për një moment se këto foto nuk janë realizuar në lartësitë e Topojanit, ku Flamuri shton banorët sipas dëshirës.
Rrallë sheh njerëz në këtë kohë aty.
Jeta është e vështirë, kurse ato janë thjesht vota për Flamurin. Që për ters ua ka bërë edhe burrat shumë ‘punëtorë’, por në krevat./TemA/