29 femra të burgosura që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Vaqarr, kanë marrë çertifikatat profesionale për kurset që kanë ndjekur.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se është detyrë e institucioneve shtetërore t’i edukojnë personat që vuajnë dënime në burgje dhe t’i bëjnë ata të gatshëm për të qenë nesër sërish qytetarë të denjë të shoqërisë.
Kurset profesionale kryhen në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe synojnë t’iu japin individëve që vuajnë dënimet në IEVP, mundësinë që të marrin një profesion, i cili do t’u shërbejë në momentin që do mbarojnë dënimin. Falë këtij bashkëpunimi, kanë përfunduar kurset e
formimit profesional deri në fund të muajit gusht 182 të burgosur, ndërkohë që gjatë ditës së sotme u certifikuan 5 grupe kursantësh dhe konkretisht një grup guide turistike, tri grupe sekretarie dhe një grup kujdestarie fëmijësh.
“Nëpërmjet trajtimit në këto qendra të formimit profesional, ne kemi arritur që disave prej jush t’u japim gjatë këtyre ditëve të dënimit një zanat më shumë, një eksperiencë më shumë të punës dhe për të qenë të gatshme për t’u riaktivizuarnë jetën tuaj të përgjithshme. Dënimi që ju keni marrë ka qenë i së shkuarës, ndërsa trajnimi që keni marrë në qendrat e formimit profesional është një gjë që i takon së ardhmes suaj”, – u shpreh ministri Klosi në fjalën e tij.
Më tej ai theksoi se angazhime të tilla i vijnë në ndihmë këtij grupi shoqëror për t’u dekriminalizuar dhe që nëpërmjet punës të ndjehen sërish pjesë e barabartë e shoqërisë. /M.G
Burimi: Gazeta Shqip

Deri në mesin e viteve 90- të në Shqipëri, po të ishe gej futeshe në burg. Kjo nuk është më e vërtetë, por shumë persona gej përballen sot me urrejtjen dhe ndonjëherë edhe me dhunën, madje edhe në shtëpitë e tyre.
Në pjesën e parë të dokumentarit të Vice “Gay Albania”, takojmë disa protagonistë të kësaj lëvizje të cilët luftojnë për të drejtat e gejve në Shqipëri dhe morëm të drejtën ekskluzive për të hyrë dhe xhiruar në “Strehë”. “Streha” ndihmon personat gej, të cilët janë përjashtuar nga ambienti i tyre familjar ose janë përballur me dhunë në të kaluarën, që të mund të ecin me këmbët e tyre.
Në pjesën e dytë të dokumentarit të VICE, “Gay Albania”, ne hymë në shtëpinë e Kristit, një aktivist gej i cili ka jetuar me nënën e tij dhe partnerin e tij në të njëjtën shtëpi dhe shohim se sa e paprecedente është kjo në sytë e shoqërisë konservatore Shqiptare . Megjithatë, ne i hodhëm një vështrim jetës së natës së gejve në Shqipëri që paraprakisht po fillon të lulëzojë në Tiranë, dhe takohemi me Anxhelën, një transgjinore që jeton në rrugë. Ajo na udhërrëfen historinë e trazuar të jetës së komunitetit LGBT, të këtij qytetit.



