Ministria e Mjedisit ka bërë publike përqendrimet më të larta të grimcave të ngurta të ajrit (PM10) në kryeqytet, ku bie në sy se në shumë zona prania e tyre është mbi dy herë më e lartë nga norma e BE për më shumë se 35 ditë në vit.
Kjo ndotje vjen kryesisht nga shkarkimet e automjeteve dhe është karakteristike për makinat e vjetra me motor dizel. Gjithashtu ndërtimi dhe infrastruktura në ndërtim janë kontribues në rritjen e PM10.
Nga harta e publikuar nga Ministria e Mjedisit bie në sy se zonat me përqendrimin më të madh të grimcave të ngurta PM10 janë sektorët rrugorë me trafik më të rënduar, si kryqëzimi i 21 dhjetorit, i Zogut të Zi, apo zona përreth sheshit Avni Rustemi.






me një qen të bardhë e leshator në dorë. E përkëdhel, e puth, e kruan, e ngacmon me dashuri. Ai duket që nuk jeton në gjendje të mirë, por më shumë: në luks. Qimja si ajo e qengjit, në kokë një fjongo e kuqe, litari i cilësisë së lartë. Emrin duhet ta kishte të bukur, ledhatar, por nuk ia dëgjoja dot kur e zonja ia pëshpëriste në vesh. As firmën e biskotave që i jepte herë pas here nuk ia mora vesh. Por me siguri ishin biskota importi.










