Dhe mbeta bosh…
Gjithnjë jam ndjerë me fat për faktin se kam patur prindër të cilët nuk më kanë ndaluar asgjë në formë të prerë. Sigurisht që më këshillonin dhe më thonin gjithmonë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe por kurrë në formë imponuese. Si pasoje isha unë që vendosja për çdo veprim timin dhe ai që përballej me pasojat. Prindërit e shokëve të mi më shikonin si shembull negativ pasi në adoleshencë i lejova vetes të provoj duhanin, alkolin dhe drogërat e lehta. Duhanin dhe alkolin i konsumoja pa problem edhe në prani të personave të njohur, ndryshe nga shumica e shokëve të mi. E vetmja “mollë e ndaluar” për mua ishte seksi, atë ma kishte ndaluar në mënyrë të prerë frika ime e brendshme.