Kujtimet e Klajdit (12)
Ensi m’u përgjigj plot dy ditë më vonë me një mesazh në dukje të ftohtë e të shkruar thjesht: “Faleminderit! Mua nuk mu duk vetja edhe aq mirë, po gjithsesi faleminderit. Takohemi kur të duash, pa problem. Unë do të jem sot në darkë tek “Why not”, është një lokal i ri dhe i lezetshëm. Nëse kalon atje më thuaj. Kalofsh mirë”.
Ishte vigjilja e Krishtlindjes e unë isha i bindur që Krishti nuk është asnjëherë kundër dashurisë!