Kujtimet e Klajdit (5)
Vendosa të mos shkoja në plazh, atje ku më prisnin shokët. Askush nuk kishte pse të dyshonte për çfarë kishte ndodhur, kështu që as unë nuk kisha pse të mos shkoja atje për ku isha nisur, përpara se të takoja Andrin. Por isha aq shumë i frikësuar, sa doja me gjithë shpirt të mos shikoja askënd e mos më shikonte askush me sy! Gjeta disa rrugica të paasfaltuara, ku nisa të ecja me kokën e ulur e me shapkat e plazhit që ngecnin në çdo gur, sado i vogël që më dilte përpara.