Djali homoseksual shqiptar rrëfen peripecitë e të qenurit gej në një familje myslimane
Portali “Bota Sot” solli rrëfimin e Arianit (emri nofkë i përdorur për këtë intervistë) një 21-vjeçar nga Maqedonia që tregon të shkuarën e tij plot turbulenca për shkak të orientimit seksual. Ai tregon për peripecitë që kaloi gjatë viteve të para të adoleshencës ku orientimi i tij sekual binte ndesh me parimet religjioze të familjes. Presioni psikologjik dhe fizik ka nisur për të që 13 vjeç.
Pikërisht në këtë moshë ai kryen dhe tentativën e parë për vetëvrasje nëpërmjet pirjes së disa tabletave derisa kaloi në overdozë. “Nuk ndodhi asgjë. Thjesht kisha dhimbje barku dhe të vjella,’’ ka thënë Ariani për “Bota Sot”.
Ai rrëfen më tej se vuajtet e tij dhe presioni nga familja u shtuan pas aktit për vetëvrasjes. Kulmi arriti kur prindërit i imponuan të martohej me një vajzë në formën e mblesërisë. “Një burrë i vërtetë duhet të martohet dhe të krijojë një familje, kështu është më mirë dhe kështu e sheh edhe religjioni,” këto ishin fjalët që i përsërisnin shpesh familjarët 21-vjeçarit.
Depresioni dhe kriza u bënë edhe më të forta gjatë moshës 17-vjeçare kur Ariani ri-tentoi vetëvrasje. Shpeshherë motra e tij më e madhe shtrihej pranë krevatit të tij natën duke e prekur në vende intime. Që pas kësaj tentative ai gjendet i shtruar në klinika të ndryshme për rehabilitim në Zvicër duke i shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me familjen e tij .
I pyetur nëse e mendon si mundësi bashkimin me familjen, ai shprehet se një familje që e ka shtyrë në skuta kaq të errëta mendore nuk e meriton më djalin e tyre pranë gjirit familjar. /k.m/
Shkrimi i plotë: Bota Sot